E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Propozimi i Rames, i denje per spitalet psikiatrike Rozeta Rapushi

Nuk mund te hetojme dyshime, por fakte. Me kete argument, kryeministri Sali Berisha rrezoi dje gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat, si te pambeshtetur ne ligj e ne Kushtetute, propozimin e bere nga Partia Socialiste per hetimin e zgjedhjeve. Si dhe shtoi se kreu socialist Edi Rama, nuk kerkon fare hetim. "Edvin Kristaq Rama ne nje beteje te eger per te poshteruar voten e qytetareve shqiptare, vendosi dy dite me pare qe te terhiqet nga Komisioni Hetimor Parlamentar. Dje ata u terhoqen nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve dhe nuk pranuan te diskutojne, ne perputhje me vendimin e marre dy dite me pare ne kete komision dhe sic ishte vendosur me unanimit ne mbledhjen e Konferences, per problematiken ndaj se ciles ne ishim teresisht te hapur",-tha kryeministri. Madje ai e cilesoi kerkesen e PS-se per hetimin, si nje propozim te denje per personazhe te Franc Kafkes ose te spitaleve psikiatrike. "Une i bej thirrje miqesore cdo qytetari te ketij vendi, i cfaredo bindje qe te jete, qe te gjeje pese minuta kohe nga koha e tij dhe te lexoje propozimin e Edvin Kristaq Rames. Ky propozim eshte i denje per personazhe te Franc Kafkes ose te spitaleve psikiatrike", tha Berisha. Sipas kryeministrit, ne kerkese nga 9 nene, ne 8 prej tyre thuhet te hetohet dyshimi dhe ne asnje fjale qe, sic kerkon rregulli i demokracise, sic kerkon Kushtetuta e cdo vendi te lire, sic kerkojne parimet me themelore te nje shoqerie te lire, sic sanksionojne ligjet aktuale te Shqiperise dhe te cdo vendi, sic sanksionojne vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe te cdo vendi, vetem dyshimi i bazuar ne prova, fakte dhe grupfakte eshte i autorizuar ne nje shoqeri te lire. "Askujt dhe askurrkujt, asnje institucioni nuk i lejohet te ndermarre dyshim pa fakte, prova ose grupfaktesh. Ne qofte se ti pretendon te ndermarresh hetim mbi dyshime pa fakte, pa prova dhe grupfakte, ti tregon se boshti themelor i psikologjise eshte vete dyshimi. Kjo perben semundje psikike. Absolutisht, ky eshte sindromi i obsesionit", komentoi kryeministri. Sipas tij, nje kryetar partie mund te kete problemet e tij, por nuk mund t'ia nxjerresh kurre keto te tjereve. Berisha akuzoi, Rama ka edhe juriste edhe mjeke ne grupin e tij parlamentar dhe asnje prej tyre nuk ia thote gabimet trashanike qe ka ne kerkese. "Une nuk merrem me problematiken e tij personale, por merrem me qendrimin e tij ndaj votes se lire te shqiptareve dhe perpjekjet e tij per te mobilizuar te gjithe potencialet e mafies shqiptare dhe nderkombetare per te poshterimin e kesaj vote", theksoi Berisha. Duke e cilesuar si nje nga arritjet me madhore ne historine e ketij vendi, voten e lire dhe mbrojtjen qe mazhoranca i ben kesaj vote, e cila sipas kryeministrit per disa grupe te caktuara te mafies shqiptare dhe nderkombetare duhej, me cdo kusht, te demtohej dhe te shkaterrohej. "Keto jane te gjitha te faktuara. Mafia ka fuqine e saj, por demokracia eshte dhjetera here me e fuqishme. Edvin Kristaq Rama u perpoq dhe beri cdo gje qe te rrenoje voten e shqiptareve. Gjeti dhe ndonje mik dhe aleat ne kete perpjekje, qofte para zgjedhjeve, gjate zgjedhjeve apo pas zgjedhjeve, por deshtoi se bashku me ta. Sepse rregulli, parimi dhe transparenca e institucioneve nderkombetare dhe institucioneve te vendit predominuan teresisht dhe asgjesuan cdo perpjekje per te damkosur voten e qytetareve shqiptare", theksoi kryeministri. Ai siguroi se qeveria qe drejton, mbetet e hapur ndaj opozites dhe eshte e gatshme, qe diten e sotme ne qofte se Rama pranon qe kerkesen ta formuloje ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e vendit, ta votoje ne unanimitet. Por sipas kryeministrit, Rama dje ne komision, largoi ne menyre ultimative deputetet e tij nga komisioni i ligjeve sepse nuk kishin asnje argument per te mbrojtur pamfletin e tij obsesiv. "Po perdor termin obsesion, ky eshte me i pakti, sepse eshte obsesion politik. Si mundet nje njeri i qyteteruar qe te shkruaje ne nje faqe e gjysme nente paragrafe, ku ne tete prej tyre thuhet te hetojne dyshimin. Kjo eshte jashtezakonisht e rende, por, para se gjithash, me e rende eshte per Partine Socialiste", theksoi Berisha.

Akuza
"Ne Strasburg, Rama u tha te pranishmeve se ky zoteria ka nga Gjykata Kushtetuese 36 vendimet kunder dhe se i tille eshte ky. Pas pese minutash, kur ftuesit tane i thane shko ne Kushtetuese, i tha jo, sepse e kontrollon ky Kushtetuesen. U thash, te nderuar zoterinj e degjoni ju kete, pese minuta me pare tha se une kam marre 36 vendime kunder nga Gjykata Kushtetuese, ndersa tani thote qe ky e ka ne kontroll Gjykaten Kushtetuese. Cilin besoni ju? Ata qeshen. Ai u be per dhembshuri", tha Berisha.

Kryeministri: "Darka ne "Crocodile", Rames gati i ra te fikte"
Si pjese e debateve te gjata per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, kryeministri Sali Berisha, permendi edhe darken ne "Crocodile", ku me ndermjetesimin e nderkombetareve u tentua te arrihet ne nje zgjidhje. Sipas tij, pas asaj darke, ai me Ramen, se bashku me shefin e kabinetit te tij e Vasilika Hysin, dy kryetaret e grupeve parlamentare ne konkordance te plote, se bashku me deputetet e tjere, i thane se s'mund te kete rinumerim votash dhe bene propozim pakete. "Rama, tha se kete une nuk e pranoi dhe desh i ra te fiket. Jua them me sinqeritet se ndjeva keqardhje, sepse tek e fundit jemi shqiptare dhe nuk me vinte mire qe ti binte te fikte aty",-tha kryeministri, duke shtuar se kreu i opozites, u djersit, u mbush ne djerse dhe tha se absolutisht nuk e bej ate. "Kjo eshte e verteta. Tani del dhe thote se nuk kam kerkuar rinumerim. Po per nje vit e gjysme cfare kerkoi?", tha ai. "Po te doje te dale t'i mohoje, por vetem i them te kete kujdes me mohimet, sepse une kam dokumente te plota. Do e mbyll me ftesen time te sinqerte qe te shqyrtoje edhe nj here kerkesen e tij, ta pershtate me ligjet dhe Kushtetuten e vendit, por te mos mendoje kurre se do mund te bej biznes me voten e shqiptareve",-tha Berisha

Berisha: "Rama mobilizoi mafian, per poshterimin e votes"
Kryeministri e akuzoi kreun e opozites, Edi Rama dje, si te lidhur ngushte me elemente te tjere mafioze, te cilet bene perpjekje te jashtezakonshme per te damkosur zgjedhjet e vendit, por qe deshtuan ne menyren me te merituar. "Une s'merrem me problematiken e tij personale, por merrem me qendrimin e tij ndaj votes se lire te shqiptareve dhe perpjekjet e tij per te mobilizuar te gjithe potencialet e mafies shqiptare e nderkombetare per te poshterimin e kesaj vote. Ju duhet ta dini mire, se nje nga arritjet me madhore ne historine e ketij vendi eshte mbrojtja qe ne i beme dhe i bejme asaj vote, e cila per grupe te caktuara te mafies shqiptare dhe nderkombetare duhej, me cdo kusht, te demtohej dhe te shkaterrohej. Keto jane te gjitha te faktuara. Mafia ka fuqine e saj, por demokracia eshte dhjetera here me e fuqishme. Per kete eshte merita jone, e atij sistem numerimi te votave qe vendosem, sistemit me transparent ne planet. Ne asnje vend, ne asnje zgjedhje, kurre ndonjehere, votat nuk kane pasur nje proces te tille numerimi. Une kam shume kenaqesi per kete model qe vendosem dhe kam bindjen me te madhe se ky model do te do t'i jape pergjigje perfundimtare kundershtive ne procesin e numerimit",-tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›