Ekstradimi i Rrapos dosja kthehet në gjykatën e Tiranës
TIRANE- Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë nga e para kërkesën e autoriteteve amerikane, për ekstradimin e Almir Rrapos, ish-punonjësit të ministrisë së Jashtme, i cili akuzohet për krime të rënda të kryera në kuadër të një bande kriminale të drejtuar nga vëllezërit Krasniqi.
Por, ndërsa gjykatësja Antonela Prendi, do të shqyrtojë kërkesën për ekstradim, Almir Rrapo nuk do të jetë më i ulur në kafazin e hekurt, pasi ai është ekstraduar tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse shteti shqiptar nuk ka marrë asnjë garanci për jetën e tij, për mosekzekutimin e dënimit me vdekje nëse cilësohet fajtor për akuzën e vrasjes së Erion Shehut.
Në fakt, ishte gjykata e Lartë që prishi dy vendimet e shkallëve më të ulëta, që lejonin ekstradimin e 27-vjeçarit, pasi gjeti shkelje proceduriale, më themeloren mungesën e garancisë për jetën. Almir Rrapo u prangos në ambientet e ambasadës amerikane në Tiranë, pasi kërkohej për krime te rënda në SHBA, si pjesë e një organizate kriminale. Ai u ekstradua, edhe pse gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut kishte vendosur ta pezullojë procedurën, deri 15 ditë pas vendimit të gjykatës së Lartë. Në fakt, Rrapo u transferua drejt Amerikës, dy ditë para se gjykata supreme të dilte me vendimin për rrëzimin e ekstradimit. Çështja brenda pak ditësh do të nisë nga zero, por çfarëdo vendimi që të japë gjykatësja Prendi, në asnjë rrethanë Almir Rrapo nuk mund të kthehet në Tiranë, të paktën për aq kohë sa do të përballet me drejtësinë amerikane.
(GSH/BalkanWeb)