Rama: Berisha s'do hetim te zgjedhjeve Qamil Xhani
Refuzimin e kerkeses se opozites per ngritjen e komisionit hetimor te zgjedhjeve, kryetari i PS-se, Edi Rama e cilesoi si nje perpjekje te mazhorances per te shmangur hetimin. Ne nje deklarate per mediat, pas mbledhjes se Komisionit te Ligjeve, Rama u shpreh se argumentet e sjella nga mazhoranca, per mangesi ligjore te kerkeses se PS-se nuk qendrojne. "Ka refuzuar te zgjidhe krizen duke u mbeshtetur mbi nje teresi argumentesh qe s'jane argumente dhe shpifjesh e fyerjesh qe nuk e ndihmojne zgjidhjen e krizes e as nuk i bejne nder Shqiperise per Kryeministrin qe ka", tha dje Rama duke ju referuar mbledhjes se Komisionit dhe deklarates se kryeministrit Sali Berisha. Rama u shpreh se mos marrja parasysh e kerkeses se PS-se bie ndesh me rezoluten e Parlamentit Evropian dhe opinionin e Komisionit Evropian. "Saliu s'ka pranuar as ato qe ka pranuar deri sot, duke refuzuar ate cka eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe ne rezoluten e Parlamentit Evropian. Duke refuzuar ate cka eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe ne opinionin e Komisionit Evropian. Duke refuzuar ate cka eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe ne propozimin e opozites per t'i hapur rruge hetimit te zgjedhjeve, duke garantuar transparencen dhe zgjidhur nje krize politike qe sot Saliu ka deshmuar se nuk do qe ta zgjidhe", tha dje Rama. Pas refuzimit per ngritjen e Komisionit Hetimor, kreu i opozites sheh dhe rrezikun per zgjedhjet e ardhshme. Rama u shpreh se Berisha kerkon te manipuloje zgjedhjet e ardhshme, duke e larguar edhe me shume vendin nga integrimi evropian. "Ka refuzuar te zgjidhe krizen, sepse synon te vjedhe prape zgjedhjet. Ka refuzuar te zgjidhe krizen me po ate kokefortesi qe refuzon opinionin e Komisionit Evropian, si nje platforme per ndryshimin e domosdoshem te rruges se qeverisjes se vendit ne funksion te integrimit evropian", tha ai. Duke u ndalur ne procesin e integrimit ne BE, Rama eshte shprehur se kryeministri aktual ka zgjedhur qe te mos punoje per interesin e qytetareve. "Mes standardeve evropiane te jetes se shqiptareve dhe oborrit te pushtetit te votave te vjedhura dhe te korrupsionit, per te permiresuar jetet e oborrtareve, Saliu e ka bere zgjedhjen e tij, ka zgjedhur kete te dyten. Mes te ardhmes evropiane dhe te shkuares, qe vazhdon te na mbaje peng qe te gjitheve si peng dhe si shoqeri, Sali Berisha e ka bere zgjedhjen e tij, ka zgjedhur te shkuaren", tha dje Rama. Kreu i opozites deklaroi se pavaresish se mazhoranca ka refuzuar gjithcka ne hetimin e zgjedhjeve, opozita do te vazhdoje perpjekjen e saj per transparencen. "Ne do te vazhdojme te kerkojme dhe do te vazhdojme te kembengulin per domosdoshmerine e transparences se zgjedhjeve nga njera ane dhe te adresimit te gjitha atyre problemeve qe i bejne mire Shqiperise", tha dje Rama, duke deklaruar se do te prese dhe seancen e dites se enjte, megjithese pas beson. Kreu i PS i cilesoi te paverteta deklaratat e mazhorances se opozita ka kerkuar rinumerimin. "Asnjehere nuk kemi dashur rinumerim. Kur kemi folur per flete votimi kemi folur per hetim te numerimit, lidhur me materialet zgjedhore fillimisht dhe kur kemi ofruar zgjidhjen duke lene menjane fletet e votimit, kemi kerkuar hapjen e kutive te materialeve zgjedhore konform rezolutes se PE, per nje kompromis qe i vlen Shqiperise dhe shqiptareve", tha ai.