Largohet nga detyra Tonin Vocaj
Largohet nga detyra drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj. Nuk dihen ende shkaqet e largimit të kreut të policisë së kryeqytetit por mësohet se në vend të Vocajt është emëruar Sajmir Muça.
Komisar Sajmir Muça ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së qarkut Elbasan ndërkohë Tonin Vocaj është emëruar drejtor i krimeve të rëndë në policinë e shtetit.
Tonin Vocaj ka marrë detyrën si drejtor i policisë së kryeqytetit në janar të 2009-ës, duke zëvendësuar të komanduarin Hamdi Fiorja.
Vocaj është një ndër ekspertet policorë në fushën e krimeve të rënda. Ai ka drejtuar për shumë kohë postin e Drejtorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.