"Do te vazhdoj perpjekjet per vendin tuaj"
Pasi ka sherbyer per me shume se 16 vjet si Ambasador i Urdhrit Sovran te Maltes ne Republiken e Shqiperise, Gunter Granser ka kryer ceremonise e largimit te tij nga vendi yne mes shume falenderimesh dhe premtimesh per vijimin e kontributeve te tij. Ne ceremoni ishin te pranishem politikane, funksionare te larte te ambasades, artiste etj. Ambasadori, i dekoruar vetem pak dite me pare nga presidenti Bamir Topi me "Medaljen e Mirenjohjes", e ka cilesuar Shqiperine si "vendin e tij te dyte" dhe ka shprehur kenaqeine per arritjen e liberalizimit te vizave, qe do te thote shume per shqiptaret. "16 vite jane shume, thuajse cereku i jetes sime. Ka qene kenaqesi e madhe te punoje ne emer te ketij vendi te mrekullueshem me te cilin jam lidhur shume. Keto vite kane qene te frytshme dhe eshte kenaqesi per mua qe kemi mundur te arrijme shume gjera qe nga fillimi i marredhenieve tona diplomatike ne vitin 1994. Ishte fantastike te perjetoje marredhenien miqesore qe e ka lidhur ngushte Urdhrin tone me Republiken e Shqiperise", u shpreh Granser. Ky urdher ka kontribuar ne vendin tone ne shume menyre, si psh., permes aktiviteteve te vazhdueshme gjate katastrofave natyrore etj., ndersa ne Shqiperi operon edhe Maltenser-MNSH- Organizata Humanitare e Maltezeve ne Shqiperi, e themeluar ne vitin 1995. Sipas Gunter Granser, ne bashkepunim te ngushte me organizmat zyrtare, me policine dhe trupat e armatosura, Maltezet jane aktive ne mbrojtjen civile dhe sherbimet shendetesore, te angazhuar se fundmi sidomos per te minimizuar efektet e permbytjeve ne Shkoder. "Ne bashkepunim me qeverine, skuadrat tona po bejne gjithashtu trajnime neper shkolla per ndihmen e shpejte. Do doja te permendja projektin tone malor, sigurine rrugore, trajnimet per ndihmen e shpejte, kampet verore per femije, sigurine neper plazhe, aktivitetet e departamentit tone social, krijimin e kopshteve etj", tha Granser, duke shtuar se te gjitha keto nisma synojne permiresimin e cilesise se jetes se popullit shqiptar. Sa i perket funksionit te tij te ri si Kryetar i Misionit te Perhershem te Kombeve te Bashkuara dhe Agjencise Nderkombetare te Energjise ne Vjene, ai deklaroi se do te vazhdoje perpjekjet duke i sherbyer komuniteteve te ndryshme ne bote, ndersa i perkushtohem postit tim te ri. "Une kam gjetur shume miq ne Shqiperi. Ne kemi nje mision te perbashket ne favor te popullit shqiptar, nje deshire te perbashket per te kontribuar se bashku ne ndertimin e nje bote me te mire, ne te cilen, respektit per paqen dhe mbrojtjes se dinjitetit te njeriut i jepet prioritet absolut", tha ai ne fund te fjales se tij.