Berisha: Punistomafiozët kundër shtetit ligjor
E paralajmëruar si një festë e demokracisë dhe aspirates europiane të vendit, PD ka mbledhur strukturat politike të Degës Tiranë dhe deputetët e këtij qarku për të përcaktuar detajet mbi organizimin e mitingut të 8 dhjetorit. Kryeministri Sali Berisha tha se ky organizim festiv vjen në një kohë kur vendi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara drejt realizimit të ëndrrës europiane. Këtu kryeministri kujtoi vendimin më të fundit të BE, të marrë në 16 nëntor vendim që i hapi rrugë procedurave që Shqipëria të përfitojë statusin e vendit kandidat.
Kryeministri Berisha komentoi dhe afatin 10-ditor të vendosur nga kreu i PS Rama për hapjen e kutive të votimit, lëshuar në formën e një ultimatumi për qeverinë. Berisha e cilësoi si përpjekje për rrëzimin e rendit kushtetues që sikundër u shpreh do të marrë përgjigje të fortë ligjore.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, u bë dhe prezantimi i Keltis Krujës si sekretar i degës së PD Tiranë post që mbahej nga Bujar Nishani.