E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi sezonal, fluks nëpër spitalet e vendit

90 deri në 100 qytetarë paraqiten çdo ditë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit, të prekur nga gripi sezonal, por dhe viroza të stinës. Kjo shifër ka rritur ndjeshëm shqetësimin e autoriteteve shëndetësore, të cilët pavarësisht situatës thonë se nuk ka vend për panik. Temperatura e lartë dhe simptomat e tjera të gripit stinor mund të shkaktojnë komplikacione tek personat me sëmundje kronike, deri dhe në rrezik për jetën. Edhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës java e fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme të personave të prekur nga gripi sezonal. Më të ekspozuar sipas mjekëve janë fëmijët dhe grupmoshat e reja.
Si në Shkodër ashtu dhe në Durrës deri më tani nuk janë paraqitur raste të rënda dhe as persona të dyshuar me virusin AH1N1 ëe njohur ndryshe si gripi i derrit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›