Gripi stinor, 12 mijë të prekur në javë
Ashtu siç u paralajmërua nga specialistët gripi stinor është shfaqur më kërcënues se A H1N1. Në Shqipëri ky grip prek 12 mijë persona në javë. Po kështu ai ka shënuar edhe rastin e parë me simptoma të rënda. Një i ri nga Berati është paraqitur në spitalin infektiv në gjendje të rëndë si pasojë e infektimit nga gripi stinor.
“Është në gjendje të rënde një 15-vjeçar, sot është pak më mirë, gripi stinor po ritet me ritme të shpejta, në një javë preken 10-12 mijë apo më shumë.”
Po ashtu edhe gripi pandemik ka rritur numrin e të infektuarve. Deri tani numërohen 169 raste.
“Jemi në situatë epidemie, numri i të prekurve nga gripi A H1N1 ka arritur në 169. Rasti i Senatoriumit është me mirë ka dalë nga situata.”
Gripi stinor sipas specialistëve po prek në shumicën e rasteve, moshat fëminore, ndaj mjekët rekomadojnë injektimin e vaksinës në një kohë sa më të shpejtë. Përsa i përket gripit A H1N1, brenda këtij muaji pritet të mbërrijnë 250 mijë vaksiant e porositura.