E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Pushteti vendor të mbledhë detyrime fiskale

Gjatë takimit me Berishën, Whitemore e siguroi Kryeministrin se ndodhet në këtë vizitë në Shqipëri për t’i shprehur Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (KiE) dhe qeverisë shqiptare mbështetjen e Kongresit Evropian të Autoriteteve Lokale Rajonale për agjendën e saj gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, si dhe vullnetin e plotë të këtij institucioni për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm me Shqipërinë.

Berisha e njohu Presidentin e Kongresit Evropian të Autoriteteve Lokale Rajonale, z.Whitemore, me  zhvillimet dhe reformat e rëndësishme që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në fushë e decentralizimeve dhe mbështetjen domethënëse që qeveria shqiptare i ka bërë qeverisjes lokale, përmes projekteve konkrete.

Ai e siguroi atë për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar këtë mbështetje të rëndësishme dhe ritheksoi, gjithashtu, nevojën që pushteti lokal të tregojë të njëjtën vendosmëri dhe eficencë, në veçanti për sa i përket kompetencës së tyre për të mbledhur detyrimet fiskale. Ndërkohë, gjatë takimit me kryeparlamentaren Topalli, Whitemore e cilësoi si “një sfidë të përballuar me sukses", procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. 

Gjatë takimit kryetarja e Kuvendit theksoi se Presidenca shqiptare e KiE-së në këtë 100-Vjetor të Shtetit shënon një ngjarje të madhe historike për Shqipërinë, në mandatin e së cilës do të ketë aktivitete shumë të rëndësishme.   Presidenti i Byrosë së Kongresit Europian të Autoriteteve Lokale, Whitmore tha se Shqipëria ka shënuar arritje të jashtëzakonshme dhe se Presidenca e KiE-së është një përgjegjësi e merituar.  /Start/

                                                                                             2012-06-15 15:47
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›