E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Kosova dëshmoi se ka kryer reforma

“Kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve, dhe nëpërmjet jush, të gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta për marrjen e udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë me vendet e Bashkimit Evropian!”, shkruan Topi.

“Duke ju uruar për këtë fitore historike, nënvizoj me kënaqësi faktin që Republika e Kosovës ka dëshmuar se ka kryer reforma të rëndësishme me dinjitet dhe përkushtim të lartë. Ky lajm është një gëzim i veçantë për të gjithë kombin shqiptar, i cili ka manifestuar një vlerësim të thellë për të gjitha proceset demokratizuese dhe progresive që po ndërmerren nga shtetet tona, me qëllimin kryesor integrimin e plotë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian”, theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar. /Start/
 

                                                                                             2012-06-15 15:45
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›