Kuvendet dykokëshe të PDK-së e lanë Ndokën kryetar të një fraksioni
Kreu demokristian tha dje se qarqe të caktuara politike dhe individë përfaqësues të partive rivale shfrytëzuan ambiciet personale për të krijuar një tymnajë propagandistike, ndërsa kjo forcë nuk ka asnjë dyzim n ë pozicionimin e saj pro qev erisë aktuale. Nard Ndoka rikonfirmohet si kryetar i Partisë Demokristiane. Kjo është vendosur gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm i PDK-së ka rikonfirmuar në postin e kryetarit të kësaj force politike Nard Ndokën. 422 delegatë votuan pro konfirmimit të Ndokës, 6 kundër, ndërsa 32 delegatë abstenuan. Dy ditë pas kongresit që një pjesë e lidershipit mbajtën në mjediset e Akadamisë së Arteve, duke votuar për shkarkimin e Ndokës, përkrahësit e lidershipit aktual thirrën dje në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Kongresin e saj të Jashtëzakonshëm. Kreu i kësaj partie, Nard Ndoka, u shpreh se “kohët e fundit, ne mësuam se disa individë drejtues të Grupit Parlamentar ose zv.ministra në qeverisje kishin krijuar parti të re politike, rivale me PDK-në”. Duke cilësuar kongresin e datës 6 maj, si një kongres fantazmë në një sallë komedish, Ndoka tha se në PDK, në misionin e saj fisnik dhe politik, nuk ka vend dhe nuk duhet të ketë vend për aventurierë politikë. “I ashtuquajturi kongres i 6 majit ishte përpjekja e fundit e dështuar për t'i komanduar PDK-së lidershipin dhe kursin politik”, tha zoti Ndoka. Ndaj kongresin e djeshëm, Ndoka e konsideroi si një moment me rëndësi të veçantë në aktivitetin politik të PDK-së. “Dëshira ime dhe e gjithësecilit anëtar të PDK-së ishte dhe mbetet që kongresi i PDK-së të mblidhej në afatet e zakonshme statutore, të miratonte programin elektoral të partisë dhe të zgjidhte organet e reja drejtuese, por në politikë, sidomos në atë shqiptare, rrallë herë ndodh që dëshirat politike të përputhen me realitetin”, nënvizoi ai. Ndoka u ndal tek zhvillimet e fundit politike brenda partisë, duke e cilësuar atë si “një fushatë mediatike denigruese të ndërmarrë nga individë dhe grupe të caktuara politike kundër PDK-së, vendit dhe rolit të saj politik”. “Pjesë e këtyre skenarëve u bënë dhe disa elementë demokristianë, të cilët kanë një histori angazhimesh në PDK dhe në emër të saj janë deleguar dhe zgjedhur në poste të larta në qeverisje”, vijoi zoti Ndoka. Sipas tij, qarqe të caktuara politike dhe individë përfaqësues të partive rivale shfrytëzuan ambiciet personale dhe krizat e identitetit politik të ndonjë zyrtari demokristian për të krijuar një tymnajë propagandistike kundër partisë sonë, strukturave drejtuese, simboleve dhe vlerave që ne përfaqësojmë”. Duke vënë në dukje se disa nga përfaqësuesit e PDK-së në qeverisje nuk kanë dëshmuar vlerat demokristiane gjatë ushtrimit të pushtetit të tyre, zoti Ndoka tha se “nuk mund të lejojmë më tej të përfaqësohemi nga individë të tillë të paskrupullt, që shpërdorojnë e shkelin me këmbë besimin e dhënë nga PDK-ja”. Ai shprehu më tej vendosmërinë për “të përmirësuar në çdo rast nivelin e përfaqësimit në qeverisje”.
Ndoka:PDK është dhe do të mbetet pjesë e koalionit të djathtë qeverisës/Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, deklaroi dje PDK është pjesë e koalicionit qeverisës, në një aleancë të sinqertë, të hapur dhe afatgjatë, e cila nuk synon marrje pushteti, por ushtrim demokratik të pushtetit të dhënë nga qytetarët. Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të kësaj partie, mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në Tiranë, Ndoka nënvizoi se “PDK edhe më parë, edhe tani, edhe në të ardhmen do të jetë aktive në synimin për përmirësimin e qeverisjes së përbashkët, për funksionimin sa më normal dhe efektiv të koalicionit dhe për mbrojtjen e parimeve politike që ne besojmë”. Ai vlerësoi angazhimin e demokristianëve në nivele të ndryshme të qeverisjes dhe veçanërisht në drejtimin e ministrisë së Shëndetësisë. “Një vit në drejtimin e kësaj ministrie ne nuk bëmë mrekulli, por bëmë shumë më tepër sesa janë bërë për shumë vite së bashku nga qeveritë e majta dhe të djathta”, vijoi kreu i PDK-së. Duke vënë në dukje se rezultatet janë vlerësuar nga Kryeministri, parlamenti dhe BE, zoti Ndoka tha se “ne e kemi vendosur PDK-në aty ku ajo e meriton, në qendër të politikës, si pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes politike, e sfidave dhe suksesit të kësaj qeverisjeje”. Në fjalën e tij, Ndoka u ndal dhe tek reforma zgjedhore, që sipas tij, kërkon një rishikim të skemës organizative të partisë për një përshtatje më të madhe me sistemin e ri elektoral. “Ne kemi nënshkruar një marrëveshje politike me PD-në dhe partnerët e tjerë qeverisës për bashkëpunimin para elektoral dhe për vazhdim të koalicionit edhe në zgjedhjet e ardhshme”, theksoi Ndoka, duke nënvizuar se “ne po ndjekim me vëmendje zhvillimet në kuadër të reformimit të Kodit Zgjedhor”. “Ajo që ka kërkuar dhe kërkon PDK-ja nga reforma zgjedhore është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, krijimi i garancive ligjore se vullneti i lirë i qytetarëve do të përfaqësohet realisht në parlament, se çdo votë do të vlerësohet dhe do të jetë e përfaqësuar” - përfundoi kryetari i PDK-së.