"Gërdeci", Topi shkarkon dy gjeneralë
Tragjedia e Gërdecit duket se nuk do të kursejë as gjeneralët e ushtrisë shqiptare. Që dje, dy ushtarakë të lartë kanë mbetur pa spaleta e yje, ndoshta për të mos i marrë më. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëherazi Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, ka firmosur propozimet e paraqitura nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, për lirimin nga detyra të
Shpëtim Spahiut, me gradën Gjeneral Majo, deri tani me detyrën e Komandantit të Forcës së Bashkuar, dhe Zija Bahjas, me gradën Gjeneral Brigade, me detyrë Komandant i Komandës Mbështetëse në Gërdec. Vetë ministri Oketa ka reaguar dje, pas dekretit të Presidentit, duke u shprehur se dy ushtarakët e lartë nuk zbatuan detyrat dhe mund të kishin shmangur tragjedinë e 15 marsit.
Propozimi
Sipas burimeve nga Presidenca dhe ministria e Mbrojtjes, "kreu i shtetit ka shkarkuar nga posti dy ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura, të cilët janë thirrur më shumë se njëherë në prokurori, ku janë marrë në pyetje për tragjedinë e Gërdecit". Të njëjtat burime sqarojnë se, me propozimin e paraqitur nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, Presidenti Topi dekretoi shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në lirim të Gjeneral Major Spahiut dhe të Gjeneral Brigade Bahjas. Në njoftimin e Presidencës theksohet se shkarkimet kanë ardhur pas propozimeve të kreut të Mbrojtjes, por nuk janë dhënë arsyet dhe motivet e shkarkimit. Gjithashtu, burime nga Presidenca i lidhin shkarkimet me tragjedinë e Gërdecit, por nuk përcaktojnë përgjegjësinë e ushtarakëve të lartë të saposhkarkuar.
Dy gjeneralët Spahiu dhe Bahja kanë dëshmuar disa herë në organin e akuzës për ngjarjen e 15 Marsit në Gërdec të Vorës, kur shpërtheu fabrika e demontimit të armëve. Si pasojë e shperthimit humbën jetën 26 persona, u plagosën mbi 300 të tjerë, si dhe u shkatërruan qindra banesa e dhjetra biznese.
Kundërshtimi
Për ngjarjen e 15 marsit, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka deklaruar publikisht se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcat e Armatosura ishin ato që kishin në varësi fabrikat e demontimit të armëve, ndërsa ministri i Mbrojtjes nuk vihej në dijeni për detajet rreth tyre. Reagimi i Forcave të Armatosura ka qenë i menjëhershëm. Sipas tyre, për Gërdecin është vendosur me vendim të qeverisë shqiptare. "Lufta" e deklaratave midis ministrit të atëhershëm, Mediu, dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, më së shumti përmes mediave, vazhdoi deri në emërimin e ministrit të ri të Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Ky i fundit vendosi "armëpushim" midis tyre, deri në konkluzionet përfundimtare nga prokuroria.
Deri tani, për tragjedinë e Gërdecit po hetohen në gjendje arresti në burg katër persona, ndër të cilët drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari dhe administratoti i firmës "Albdemil", Mihal Delijorgji, ndërsa për ish-ministrin e Mbrojtjes, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuatr Kuvendit heqjen e imunitetit, me qëllim vijimin e hetimeve ndaj tij.
Zyra e shtypit
Dekreti 5717 u nënshkrua nga Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 7, pika 8, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 "Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar, si dhe të nenit 18, të ligjit nr.9210, datë 23.03.2004 "Për statusin e ushtarakut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë", me propozim të ministrit të Mbrojtjes
Gërdeci
Topi emëron edhe dy prokurorë
Presidenti Bamir Topi ka dekretuar po dje edhe emërimin e dy prokurorëve të tjerë për dosjen e "Gërdecit". Deri tani, Arben Dollapi dhe Sokol Stojani, prokurorë pranë Prokurorisë së Tiranës, ishin të komanduar në grupin e hetimit për shpërthimin e 15 marsit. Pas propozimit të kryeprokurores Ina Rama, me dekretin nr.5715, Topi i ka emëruar ata pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Një tjetër dekret ka firmosur dje Topi, por kësaj radhe për shkarkimin e prokurorit Musa Malkurti, prokuror në Kavajë. Malikuri ishte denoncuar kohë më parë edhe në emisionin "Fiks Fare" në "Top Channel".