Shqipëria e parë prej optikës së "Big Brother"
Uragani "Big Brother", pasi është vërtitur për pothuaj dhjetë vite me radhë nëpër mbi 70 shtete të botës, përfshiu së fundmi edhe Shqipërinë. Janë të panumërta familjet shqiptare, që qëndrojnë të gozhduara para ekranit, duke vëzhguar gjithë kureshti disa njerëz, që vullnetarisht janë ofruar si kavie në një eksperiment me synim simulimin në një farë mënyre Oqeaninë e përshkruar në kryeveprën e Orwell-it. Ideja e këtij programi televiziv derivon prej romanit 1984 të shkruar më 1949, dhe ka si thelb një shtëpi-laborator, ku banorët janë të izoluar nga bota e jashtme dhe gjenden nën vëzhgimin e vazhdueshëm të shumë kamerave e mikrofonave nën moton e librit "Big Brother is watching you" ("Vëllai i madh po ju mban nën mbikëqyrje").
Emisioni "Big Brother" në Shqipëri padyshim që u ka dhënë jetë shumë diskutimeve apo komenteve, lidhur me realitetin që ravijëzohet në shtëpinë më të famshme shqiptare, por ajo që më së shumti më ka ngacmuar, ka qenë lidhja e këtij emisioni me librin e sipërpërmendur, i cili është një ndër librat e mi më të preferuar. Por mbase duhet të them më mirë, lidhja në formë sesa në përmbajtje e realitetit "Big Brother".
George Orwell, në librin e tij paraqet një realitet totalitar, të cilin shqiptarët mund ta kuptojnë më lehtë se kushdo tjetër, pasi skenarin e shkruar në këtë roman e kanë pasur të vënë në skenë me besnikëri të plotë për gjysmë shekulli dhe ende po vuajnë nga vragat që la pas kjo përvojë tejet e hidhur. Megjithatë, emisioni televiziv, paçka se gjen tek Orwell-i frymëzimin, në përmbajtje në fakt ngjason me një libër tjetër, po aq mbresëlënës dhe domethënës, të titulluar "Brave New World" ("Botë e re guximtare"), të shkruar me mjeshtëri e largpamësi marramendëse nga Aldous Huxley, në vitin 1932.
Janë të shumtë ata që kanë bërë një paralelizëm mes dy librave, që me të vërtetë kanë shkundur bashkëkohësit atëherë kur janë botuar. Të dy librat flasin për një realitet utopik, totalitar dhe për një hero, që befas bëhet rebel dhe ngre krye ndaj realitetit. Por dallimi kryesor mes dy librave është që Orwell flet për një diktaturë të shekullit XX, ndërkohë Huxley vë alarmin për një diktaturë që i përket së ardhmes, mbase shekullit XXI, dhe në një farë mënyre karakteret që shpalosen në lojën televizive "Big Brother" në Shqipëri i japin të drejtë Huxley-t. Totalitarizmi orwell-ian fatmirësisht tregon se po i përket së kaluarës, me përjashtim të Koresë së Veriut dhe Kubës, ku njerëzit e sfilitur mezi po presin që Kastro të rrëshqasë më në fund në varr.
Kështu, sikurse ka vënë në dukje eksperti i njohur amerikan i medias, Neil Postman, ne po përballemi me rrezikun që përparimi teknologjik të na shërbejë si zëvendësues i vlerave njerëzore. Orwell flet për një realitet ku ka libra të ndaluar (Shqipëria jonë e dashur 1945-‘91); Huxley për një vend ku librat lejohen, por nuk i lexon kush (Shqipëria jonë nga ‘91 në vijim, e ilustruar nga personazhet e "Big Brother" në TV). I pari flet për izolimin nga informacioni, ndërsa i dyti për një realitet ku informacioni është masiv, aq sa nxit egoizëm dhe plogështi te qytetari; i pari për një botë ku mbulohet e vërteta, i dyti për një realitet ku e vërteta ndodhet në një oqean kotësie; i pari për një pushtet të ndërtuar dhe mbështetur te dhuna e nënshtrimi; i dyti te një shoqëri që jepet pas qejfeve të zbrazëta dhe e mpirë nga një lloj hipnoze kolektive; i pari për sundimin e propagandës, i dyti për sundimin nëpërmjet shpërqendrimit dhe çorientimit.
Por le t‘i rihedhim një vështrim "Big Brother"-it shqiptar dhe të analizojmë pse mund të konsiderohet deri diku si përmbushje e profecisë së Aldous Huxley. Pikësëpari, personazhet e atyshëm nuk duhen parë veçmas, por si një kampion që në më të shumtën e rastit përfaqëson prirjet e rinisë shqiptare. Dhe këtu le të heqim dorashkat: të gjithë e dimë e duhet ta pranojmë që rinia shqiptare është duke u fundosur në injorancë, pa lexuar libra dhe duke e konsideruar shkollën si një vend ku shtyhet koha e gjenden miq; të rinj që janë duke shpërdoruar dritaren më të madhe të informacionit të njerëzimit, internetin, për lojëra virtuale, për të parë porno, si dhe për chat-e për të "peshkuar" partnerë; të rinj që nuk shikojnë në largpamësi, por vrasin mendjen si të shtyjnë pasditen e radhës, që nuk ndjekin kauza apo nuk kanë vokacione, nuk kanë fe, por që mjaftohen me një ndeshje sportive apo një telenovelë amerikano-latine; të rinj që nuk kanë individualitet të spikatur, ndjekin me besnikëri modën e nuk ushqejnë kreativitetin apo origjinalitetin vetjak; të rinj që qëndrimin më kurajoz publik kanë mbrojtjen në një tryezë kafeneje të një skuadre futbolli apo të një aktori apo këngëtareje etj.
Të rinjtë tanë nuk merrem me aktivizim social, nuk janë të angazhuar në shoqata joqeveritare apo parti politike, por fillojnë që të hënën të bëjnë përgatitje se si do kalojnë fundjavën. Ata nuk kanë pasione artistike, që të këmbëngulin në realizimin e veprave, nuk merren me sport, ku të synojnë arritje, por që pasionin e gjejnë te hedonizmi, shijimi i një veshjeje firmato apo ngarja e një makine luksoze, nuk e kanë haberin nga gjeografia politike, ngatërrojnë Austrinë me Australinë, Slloveninë me Sllovakinë, por që dinë të të rreshtojnë përmendësh me një frymë emrat e klubeve të natës të ish-Bllokut, përfshirë këtu edhe emrat e baristëve apo deejay-eve që luajnë në to. Të rinjtë nuk dinë gjë për reformën elektorale që ka nxjerrë Parlamenti shqiptar, por që dinë të thonë se Christian Dior ka nxjerrë një parfum të ri; ndjehen më afër yjeve hollivudiane të Sunset Boulevard, sesa banorëve të Gërdecit e, që kujtohen disi për hallet e Shqipërisë vetëm kur ikin dritat e semaforit dhe bëhet lëmsh trafiku.
Dhe Huxley na paralajmëron pikërisht për një diktaturë që bën zap një shoqëri, ku njerëzit heqin dorë nga arti, shkenca, letërsia, historia, monogamia, feja, individualiteti apo rinia në këmbim të lumturisë së menjëhershme që vjen nga qejfe sipërfaqësore (seksi si aktivitet social, kafeneja, pubet, rroba të bukura, lëvdatat e momentit, pispillosjet, thashethemet) ose nga gëlltitja e drogës soma (ekuivalent të sotshëm soma do të kishte alkoolin, hashashin, exctasy apo pilulat antidepresion). Një lloj "panem et circenses" ("bukë dhe cirk" për të shpërqendruar popullin në Romën e lashtë), por buka e sotme është makiatoja e shoqëruar me një cigare dhe cirku është televizioni, por kujdes, jo ai informativ, por ai zbavitës me filma e telenovela.
Këtu patjetër që duhet të përmendet se ka edhe përjashtime të rralla të rinjsh, të cilët ndryshe nga rregulli, merren me çështje dhe janë vizionarë, lexojnë e studiojnë, kanë ideale dhe qëllime, kanë pasione dhe individualitet, kanë talent dhe çmojnë vlera. Këta janë për t‘u inkurajuar, pasi e kanë jetën të vështirë të stigmatizuar prej uniformitetit dhe mediokritetit që ka pllakosur rininë shqiptare dhe japin një rreze drite për lirinë dhe demokracinë shqiptare. Ku ma gjen të ishin më të shumtë! Por fatkeqësisht ka njerëz në Shqipëri që në jetën e tyre janë aq të mallkuar nga fati sa të përjetojnë kalimin nga një realitet Orwell-ian në një realitet Huxley-ian. Aldous Huxley po paska të drejtë, e ardhmja jonë nuk është aspak premtuese, nëse vazhdohet në këtë drejtim!