E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha shkarkon shefin e SHIU-ut

Kryeministri Sali Berisha ka shkarkuar dje në mbrëmje shefin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë (SHIU), Hysni Gjergji. Sipas burimeve jozyrtare, Gjergji është shkarkuar nga detyra për paaftësi në kryerjen e detyrave ligjore. Edhe ndëshkimi i tij, sipas të njëjtave burime, ashtu si i dy gjeneralëve të shkarkuar nga detyra po dje, nga Presidenti Topi, ka lidhje me shpërthimin e 15 marsit në Gërdec. Edhe më parë, shefi i qeverisë kishte kritikuar ashpër strukturat inteligjente të ushtrisë për mungesë informacioni përsa i përket demontimit të armëve në Gërdec, por edhe për çështje të tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›