"Rama po refuzon keshillat e KiE, per transparencen"
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje se kryetari socialist Edi Rama, eshte ai qe ne menyre te vazhdueshme refuzon keshillat e Keshillit te Evropes, per t'ju drejtuar gjykatave per ankesat dhe pretendimet e tij per zgjedhjet parlamentare. Duke komentuar deklaraten e bere dy dite me pare nga Keshilli i Evropes, Topalli tha se opozita duhet te vije ne Kuvend dhe ne komisionet parlamentare per te kryer detyren e saj si opozite ne sherbim te popullit. "Ne kemi mbeshtetur teresisht propozimin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes qe opozita t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese dhe Komisionit te Venecias per pretendimet e saj. Mbeshtesim teresisht deklaraten e byrose se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes",-tha Topalli. Sipas saj, opozita mund te drejtohet gjithashtu edhe tek Prokuroria, te gjitha institucionet qe kane mundesi dhe hapesira per kerkesat e hapjes se kutive. Topalli kerkoi bashkepunim te opozites, ne kuader te ecjes perpara ne realizimin e reformave, proceseve demokratike, liberalizimin e vizave si dhe integrimin ne Bashkimin Evropian. "Jemi ne nje moment sfidash, Shqiperia eshte ne pritje te vendimeve te medha, qe kane lidhje me ngjarje te jashtezakonshme dhe me aspiraten shume shekullore te vendit tone. Eshte rasti qe partia me e madhe opozitare t'i pergjigjet kesaj aspirate te kombit shqiptar, te votuesve te tyre dhe te prirjes per te cilen 96 % e shqiptareve e kerkojne, e duan, e kane qellim, e kane objektiv dhe do t'ia arrijme", theksoi kryetarja e Kuvendit.