Berisha: Qeveria dhe administrata të përkushtuara deri në betimin e kabinetit të ri
Kryeministri në mbledhjen e parë të qeverisë pas zgjedhjeve të 23 qershorit: Gazjsellësi TAP, arritja më e madhe strategjike pas anëtarësimit në NATO
Në mbledhjen e parë të qeverisë pas humbjeve në zgjedhjet e 23 qershorit kryeministri Sali Berisha vlerësoi miratimin e projektit të gazsjellësit TAP si një burim kryesor energjetik për shqiptarët. Per kreun e ekzekutivit ky projekt është arritja më e madhe strategjike e Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO, i cili do t’i japë zgjidhje përfundimtare energjisë dhe do të krijojë edhe mijëra vende pune. “Ky është projekti më i madh I gazit në Evropë. Investimi prej 40 miliardë dollarë tejkalon cdo projekt tjetër gazsjellësi. Do krijojë vende pune. TAP përbën arritjen më të madhe të Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO në fushën strategjike”- theksoi kryeminsitri Berisha. Ai gjithashtu i ka shprehur mirënjohje qeverisë së Azerbajxhanit, e cila ka dëshmuar ndjenjat më miqësore ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë si edhe ka vlerësuar konsorciumin Shah Deniz 2. Më tej ai iu drejtua ministrave dhe administratës në veçanti, që ato të punojë me përkushtim deri në ditën e fundit të dorëzimit të pushtetit, fituesve të zgjedhjeve të 23 qershorit.
...