E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon ambasadorin e Azerbajxhanit: Mbështetje të plotë TAP-it

TIRANË- Pritet që ai të emërohet kryeministër i ri i Shqipërisë në shtator, nisur nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare, por kjo nuk e ndal kreun e Partisë Socialiste Edi Rama të nisë nga puna. Në një foto të publikuar në faqen e tij në Facebook, Rama shafaqet në një takim me ambasadorin e Azerbajxhanit, Rahman Mustafayev.

Temë e bisedimit, ka qënë gazsjellësi TAP i cili do të kalojë edhe nipër Shqipëri, për të cilin kryesocialisti nuk ka ngurur të japë mbështetjen e plotë.

“Mbështetje të plotë TAP-it. Me ambasadorin e Azerbajxhanit për vazhdimin e projektit të madh”. Kështu ka komentuar Rama në facebook 

Ambasadori i Azerbajxhanit për Shqipërinë, Rahman Mustafayev është takuar më herët edhe me kryeministrin Sali Berisha. Mustafayev shoqërohej nga Këshilltari i Presidentit të kompanisë azere të gazit e naftës SOCAR, Murad Heydarov, dhe Zv/Presidentin e BP pranë Konsorciumit të Shah Deniz, John Baldwin.
(m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Bumçi takon përfaqësuesit e Shah Deniz 2, njoftohet zyrtarisht përzgjedhja e TAP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›