E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëheqja e Berishës, zëdhënësja Erla Mëhilli lot trishtimi

TIRANË- Fjalimi i dorëheqjes nga Partia Demokratike, të Sali Berishës pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, u shoqërua me lot e trishtim në sytë e shumë simpatizantëve të mbledhur para selisë blu.

Berisha ishte i rrethuar nga deputetë e anëtarë të tjerë të PD-së kur mbajti këtë fjalë, ndërsa afër tij qëndronin edhe dy zëdhënëset e tij, Erla Mëhilli dhe Laura Vorpsi. 

Të dyja janë shfaqur të mërzitura, por Erla edhe më e ndjeshme nuk ka kursyer as lotët. Flitet që gjatë gjithë kohës së fjalimit të Berishës, zëdhënësja e tij të ketë qarë. 

Ajo ka qenë një ndër personat që ka qenë më afër tij edhe gjatë kohës së fushatës, e mbase ashtu si ai, nuk e priste humbjen.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›