E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Dorëheqja e Berishës dëshmoi dimensionin e jashtëzakonshëm të tij

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka komentuar mbrëmjen e sotme dorëheqjen e Kryeministrit Sali Berisha nga kryesimi i Partisë Demokratike. Sipas Bashës ai dëshmoi edhe një herë dimensionin e jashtëzakonshëm te tij.

“Dorëheqja dëshmoi edhe njëherë dimensionin e jashtëzakonshëm të këtij njeriu, të cilin kemi patur fatin t’a kemi si udhëheqësin e PD-së, njeriun që përjetësoi dhe mundësoi shndërrimet dhe transformimet më të mëdha në Shqipëri pas viteve ’90", tha Basha.

Sipas tij, gazsjellësi TAP është prova më e mirë e punës së Kryeministrit Berisha.

“Nuk ka provë më të mirë se kjo, sesa konfirmimi i linjës së gazsjellësit Trans-Adriatik, një projekt që Kryeministri Berisha ka lobuar që në fillim të mandatit të parë qeverisës së tij, përkundrejt skepticizmit të të shumtëve, përfshirë dhe disa prej aktorëve kryesorë, të cilët sot e kanë mirëpritur, përshëndetur dhe do të përfitojnë nga ky projekt, por që në fakt deri para pak vitesh ishin tërësisht indiferent ndaj rëndësisë strategjike dhe transformuese që ky gazsjellës do të sjellë për rajonin", tha Basha.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›