E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Qeveria do të mbështesë çdo projekt për Peqinin

Kryeministri Berisha ka prezantuar sot në Peqin kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” Ilir Rushaj.
 

Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të mbështesë çdo projekt për Peqinin duke e shndërruar atë në një nga qytetet me infrastrukturën më moderne.
 

“Ne me përkushtim të madh ia kemi dalë të faktojmë dhe t`i dëshmojmë njëri-tjetrit dhe fëmijëve tanë që shndërruan një nga ëndrrat me të bukura në realitet. Me reformat që realizuam së bashku ia dolëm që Shqipërinë ta bëjmë anëtar të NATO-s nga vendi më i izoluar i botës. Me reformat më të thella dhe besim të madh tek njëri-tjetri ne ia dolëm të lëvizim sot të lirë në të gjtihë Europën” theksoi Berisha.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se gjatë 4 viteve të kaluar ekonomia shqiptare është një nga më entuziazmet duke shtuar se që nga viti 2005 papunësia ka vijuar duke u ulur dhe është dyfishuar ndihma ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›