Dako prezanton investimet ne zonen e ish Kenetes

Bashkia e Durresit vijon ne menyre intensive realizimin e projekteve per ndertimin e Durresit te ri Ish- Keneta si dhe me prezantimin e projekteve te reja per shnderrimin e kesaj zone ne nje qender urbane dhe sociale te zhvilluar. Mbeshtetur mbi kete vizion kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako ka zhvilluar sot nje seri takimesh me banore te kesaj zone. Kryebashkiaku Dako ka peruruar edhe nje investim te madh ne kete zone ku nje kanal i ujerave te zeza qe ishte bere problem per te gjithe zonen tashme eshte nje lulishte plot gjleberim ku pushojne banoret qe banojne prane rruges Drenica. Kryebashkiaku Dako ka bere gjithashtu prezent arritjet e Bashkise ne kete zone ku ne saj te investimeve te saj direkte jane realizuar konkretisht shtrimi i rrugeve ne gjatesi 8499 meter lineare ndertimi i 54.891 m2 rruge dhe sheshe jane ndertuar rreth 7940 m2 trotuare jane mbjellur 400 peme dekorative te cilat kane permiresuar gjelberimin ne kete zone jane sistemuar rreth 4776 meter lineare dhe ai ujrave te zeza me 5727 meter lineare dhe sa i perket ndricimit jane vendosur 140 shtylla 72 tabela sinjalistike jane vendosur 55 stola si dhe jane ndertuar 3 komplekse lojrash dhe 55 m2 shetitore. Por keto arritje te medha sipas Dakos qe e kane shnderruar zonen e ish- Kenetes ne nje Durres te Ri shenojne vetem nje start te fuqishem te Bashkise se Durresit pasi per kater vitet qe vine Bashkia ka planifikuar nje seri investimesh te tjera ne fushen sociale dhe ekonomike por edhe ne ate te infrastruktures. Gjate kater viteve qe vine ne do te mbyllim dhe do te shtrohen tubacionet per 19 kanale te cilat do te kthehen ne rruge qe jo vetem do te ndikojne ne ndryshimin e zones por do te nxisin edhe nje zhvillimn te biznesit dhe te jetes sociale ne kete zone ka nenvizuar Dako. Sipas tij i gjithe ky plan ndryshimesh do te preke edhe rrjetin e kanalizimeve te ujrave te bardha e te zeza shtimin e ndricimit rregullimin e rrjetit te ujesjellesit si dhe ndertimin e kopshteve dhe shkollave te reja. Projektet tona ka nenvizuar kryebashkiaku ne prani te banoreve jane konkrete te realizueshme dhe qe ndikojne teresisht ne jeten e qytetareve.