Berisha Qeveria do te rrise kujdesin ndaj te moshuarve
Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve Kreu i qeverisë ka bërë një vizitë në azilin e të moshuarve në Tiranë. Kryeministri Berisha ka vlerësuar sakrificën dhe kontributin e tyre, duke iu premtuar se qeveria do të rrisë më tej kujdesin ndaj mohës së tretë.
“Kujdesi ndaj moshës së tretë do të vijojë të rritet dhe se qeveria do të bëjë çmos që kushtet e tyre të përmirësohen”, tha kreu i qeverisë.
Kreu i qeverisë tha se është detyrim madhor ndaj shoqërisë e qeverisë kujdesi ndaj moshës së tretë. Më tej ai u ndal tek rritja e pensioneve, të cilat janë rritur ndjeshëm gjatë qeverisjes së mazhorancës. “
“Sot pensionet s'janë më nën 100 dollarë. Ne rritëm fondin e pensioneve në 106 mln USD dhe 5-fishuam fondin e barnave në 25 miliardë.
Qeveria do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për kujdesin tuaj”, tha kreu i qeverisë.
Të moshuarit në të gjithë globin do të festojnë sot Ditën Ndërkombëtare të saj.
1 Tetori, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është shpallur si Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. Në kuadër të kësaj dite shtete të ndryshme do zbatojnë programe, të cilat synojnë evidentimin dhe trajtimin e problemeve të moshës së tretë.