E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ A do e bënte këtë Ilir Meta pas disa vitesh?

Si ministër i qeverisë britanike, John Prescott u bë i njohur me nofkën Dy Jaguar-ët pasi përdorte dy makina të tilla, një në punë dhe një private.

Por Prescott i befasoi qytetarët fundjavën e shkuar kur zbriti nga makina dhe nisi të bënte rolin e policit rrugor, duke sistemuar një kaos që ishte krijuar.

Prescott, zëvendëskryeministër për dhjetë vite 1997- 2007, tha se njerëzit nisën ta përgëzojnë. Ec aty John, i thoshin ata.

Kaosi në trafik u krijua duke dalë nga një parkim, pasi dhjetëra njerëz kishin qenë të pranishëm në një aktivitet të titulluar Fundjava e Veteranëve.

Prescott, 75 vjeçar, ishte vetë i pranishëm në aktivitet.

Një vit më parë ai kandidoi për të drejtuar rajonin e policisë në Humberside, por nuk u zgjodh.

Mund të mos jem drejtues në polici, por mund të bëhem polic trafiku, tha ai.

Prescott u bë i njohur edhe për shkak se në vitin 2001 goditi me grusht një protestues, që i hodhi një vezë në kokë./ep

1

2

Britain's Deputy Prime Minister John Prescott walks around his Jaguar car as he shows support to the Jaguar Browns Lane workers in Brighton

4

5

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›