E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Qeveria ka gati projektet per Shkodren

Qeveria shqiptare tashme ka gati projektet e nderhyrjes teresore ne te gjithe zonen e Shkodres dhe ne kaskaden e Drinit. Keshtu eshte shprehur kryeministri Berisha i pyetur nga gazetaret per situaten nga permbytjet ne Shkoder dhe masat qe ka marre qeveria.

Projekti i by- passit qe ishte me pare ndertimi i nje autostrade eshte shnderruar ne projektin e nje autostrade dhe argjinature qe do te mbroje qytetin nga permbytjet nga liqeni. Kjo autostrade do te jete 13 km dhe me nje kanal qe do te beje te mundur evadimin e ujrave qe dalin nga qyteti theksoi Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se nje nga prioritetet e qeverise mbetet edhe ndertimi i HEC-it te Skavices qe sipas tij do te jete e vetmja veper energjitike publike qe do te ndertoje qeveria.

Pas nje problematike per shkak te krizes financiare per ta ndertuar ate si veper publike interesi i kompanive eshte shume i madh. Grupe te fuqishme aziatike kane shfaqur interes dhe jemi ne fazen e shqyrtimit te projekteve qe krahas prodhimit te energjise ky objekt te sherbeje edhe per nje mbrojtje.Gjithashtu sot firmosin edhe marreveshjen me Malin e Zi qe te ndermarrin projekte te perbashketa per Bunen shtoi me tek kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›