Tiranë, zv/Min. i Jashtëm grek: Qarqet nacionaliste presion mbi minoritetin grek
TIRANE- Zv-Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Dollis përshëndeti fesimet e themelimit të PBDNJ sot në Tiranë. Në fjalën e tij ai vuri theksin tek Censusi, procesi i regjistrimit të popullsisë shqiptare që u zhvillua disa muaj më parë.
“Garantimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në Shqipëri mbetet një kriter i kërkuar. E keni disi të realizuar falë ndihmës së qeverisë dhe popullit shqiptar. Por, muajin e kaluar minoriteti grek pati një sfidë të vështirë. Censusi nuk arriti të plotësojë atë besim që ekziston midis shteteve. Duhet të rehabilitojmë mirëbesimin midis dy shteteve dhe popullit tonë. Qytetarët me minoritete të ndryshme ndjejnë presione nacionaliste. Duhet që në Shqipëri të mbizotërojnë, vlerat e unitetit, harmonisë, padiskriminime gjuhësore, kulturore dhe fetare”,- theksoi Dollis.
Më tej Dollis theksoi se Greqia do të vijojë të mbështesë integrimin e Shqipërisë. “Uroj që PBDNJ të luajë rol themelor në cdo sfidë të Shqipërisë”, tha Dollis.
(d.b/BalkanWeb)