E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Arrest me burg” për Viktor Gushin

Seanca e paradites së sotme e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës nisi me një fjalë pendese te autorit te 16 grabitjeve, 2 vrasjeve dhe 3 plagosjeve. "Jam i penduar, nuk e mendoja se do vija deri këtu", tha i dëshpëruar Viktor Gushi, ndërsa avokatja e tij, Vjollca Pustina, tha se klienti i pranon akuzat dhe shpreh pendesë për veprimet e tij.

Në bazë të kërkesës së prokurores Lindida Ziguri, gjykata vendosi që Viktor Gushi të mbahet në arrest me burg deri në përfundim të procedurave hetimore dhe gjyqësore të tij.

Përvec 16 grabitjeve dhe tre plagosjeve, Gushi akuzohet edhe për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloci dhe argjendarit Rrapo Sinanaj.

Gjatë paradites së djeshme të akuzuarit i janë marrë kampione gjaku dhe urine, për t’i bërë analizat nga ku do të mësohet nëse ai është përdorues droge ose jo. Ai do u nënshtrohet po ashtu edhe testeve psikologjike./Start/

                                                                                             2012-03-31 12:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›