E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Qytetarët e Tiranës u treguan të mençur dhe u zhbllokuan nga bllokada e Ramës

Share

Kryeministri Berisha, pasi është kthyer nga Turqia, mëngjesin e sotëm ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit. Berisha bëri me dije ndërtimin e një impianti për ujërat e zeza në Tiranë, që sipas tij kap shifrën e 90 milionë eurove.

Gjatë fjalës së tij, Berisha, që kishte bllokuar çdo project të Ramës kur ishte kryebashkiak i Tiranës, ka thënë se qytetarët e kryeqytetit janë treguar të mençur që nuk kanë votuar për të, pasi tashmë kanë zhbllokuar veten e tyre.

Qytetarët e Tiranës mençurisht zhbllokuan veten e tyre nga bllokadat e panevojshme dhe të dëmshme për ta, tha Berisha gjatë fjalës së tij, edhe pse në fakt, bllokuesi për projektet e ndryshme në Tiranë, ka qenë pikërisht ai, për shkak të konflikteve politike me Ramën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›