E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Qytetaret shqiptare do te furnizohen pa nderprerje me uje

Ju garantoj se se shpejti do te kete uje te rrjedhshem 24 ore ne te gjitha familjet shqiptare

Kryeministri Sali Berisha mori pjese diten e djeshme ne konferencen vjetore te ujit. Ne fjalen e tij kreu i qeverise shqiptare theksoi se shoqeria shqiptare ka nevoje per nje ndryshim thelbesor te qendrimit ndaj kesaj pasurie shume te madhe. Kryeministri Berisha deklaroi se qeveria do te vijoje punen e saj ne bashkepunim me investitoret e huaj per ndertimin e sa me shume ujesjellesve duke shtuar se Shqiperia eshte nje vend me pasuri te medha ujore dhe te gjitha keto burime do te shfrytezohen. Mbeshtes me admirim te madh kete nisme te mrekullueshme per te cilen shoqeria shqiptare ka nevoje te madhe. Ka nevoje edhe per nje ndryshim thelbesor ne qendrim ndaj kesaj pasurie shume te madhe qe eshte uji - u shpreh kreu i qeverise ndersa ka bere te ditur se 98 per qind e familjeve shqiptare furnizohen me uje te pijshem dhe kjo fale projekteve te huaja qe kane investuar ne ujesjellesit ne vend. Ai theksoi se se shpejti te gjitha familjet shqiptare do te kene mundesine e furnizimit me uje te pijshem per 24 ore ne dite. Pershendes projektet e huaja qe realizojne furnizimin me uje donatoret e shumte qe jane ata austriake Banka Boterore. Fale tyre sot 98 per qind e familjeve marrin uje rubineti te rrjedhshem jo 24 ore sic duhet ta merrnin por theksoj se 2 per qind nuk marrin fare uje. Ju garantoj se se shpejti do te kete uje te rrjedhshem 24 ore ne te gjitha familjet shqiptare - vijoi me tej kreu i qeverise. Nder te tjera Kryeministri Berisha theksoi se projekti me madhor i qeverise se tij eshte zgjidhja perfundimtare e furnizimit me uje te pijshem per te gjitha familjet shqiptare. Ndersa lidhur me problemin e pastrimit te ujerave te zeza kreu i qeverise deklaroi se edhe ky problem do te gjeje shume shpejt zgjidhje duke shtuar se do te punohet per pastrimin e detrave dhe liqeneve ne vendin tone. Kreu i qeverise premtoi se ne vitet ne vazhdim nuk do te kete me abuzime me derdhjen e ujerave te zeza duke theksuar se nuk do te lejohen ne menyre absolute derdhja e ujerave te zeza ne dete dhe liqene. Qeveria e konsideron zgjidhjen e problemit te furnizimit me uje te qytetareve si nje nder perparesite me madhore te saj. Me projektet po punohet qe te pastrohet deti dhe liqenet ne vend. Do bejme gjithcka per nje menaxhim te merituar te potencialit te madh ujor qe ne kemi qe ne liqen dhe ne detrat tona te mos derdhet asnje liter uje i papastruar. Ne kete kontekst jane 300 e ca milione euro per investim po punohet me impiantet e ujerave te zeza. Dua te permend ketu se impianti i pare i ujerave te zeza eshte i vitit 2005 investim i qeverise gjermane sot i dyti ne Pogradec si dhe 14 te tjera qe po ndertohen ne zonen bregdetare dhe se shpejti detrat e Shqiperise do te jene me te pastrit ne rajon dhe me gjere - tha kreu i qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›