Turku Ndryshimet ne rregullore do te shqyrtohen te enjten
Kerkesa e socialisteve per ndryshimet ne rregullore do te shqyrtohet qe ne seancen e se enjtes. Nenkryetari i Kuvendit Ardian Turku deklaroi dje se kjo ceshtje eshte ne rendin e dites dhe do te priten edhe propozimet e grupit te PS-se per kete ceshtje. Projektvendimi Per disa ndryshime ne vendimin nr. 166 date 16.12.2004 Rregullorja e Kuvendit te Shqiperise te ndryshuar - thuhet ne piken 5 te rendit te dites per seancen plenare te 3 nentorit ndersa sqarohet me tej se mbledhja e Komisionit te ligjeve qe eshte dhe komisioni pergjegjes nuk eshte zhvilluar per arsye te angazhimit te deputeteve te opozites. Turku shtoi se kthimi i ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar ne komisionet parlamentare eshte thjesht nje plotesim nga mazhoranca i kerkeses se deputeteve socialiste. Ai kujtoi se keto ligje jane rikthyer per diskutim edhe here tjeter por serish socialistet nuk kane dhene voten per to. Ne seancen e 3 nentorit pritet te diskutohet dhe te votohet dekreti nr. 7122 date 14.10.2011 Per kthimin per rishqyrtim ne Kuvendin e Shqiperise te ligjit nr. 10.463 date 22.09.2011 Per menaxhimin e integruar te mbetjeve si dhe te zhvillohen dy interpelanca me ministrin e Puneve te Jashtme dhe ministrin e Brendshem kerkuar perkatesisht nga deputetja Arta Dade dhe Gazmir Bizhga.