E Diel, 1 Nëntor 2026

FRESSH dhe FGSH jo me brenda PS-se

Statuti

Partia Socialiste ka zbardhur dje ndryshimet ne statutin e vet. Sikunder eshte bere e njohur per Asamblene Kombetare eshte sugjeruar nje liste kombetare qe miratohet nga Kongresi teksa per Kryesise e propozohet nje ndarje tematike detyrash. Po keshtu e drejta per propozime ne ceshtjet programore u jepet edhe strukturave ne emigracion. Nje ceshtje me rendesi eshte ndryshimi i raportit institucional te brendshem mes PS-se ne vetvete dhe Forumeve te Gruas dhe atij Rinor. Qe nga dje FRESSH-i dhe FGSSH-ja nuk jane me organizma brenda strukturave te PS-se por organizma politike qe i asociohen dhe konvergojne ne program me PS-ne. Ne qelizen e vet PS-ja ben te vetin parimin per nje parti funksionale dhe elektorale ne nje kohe qe per te realizuar me mire kete eshte menduar edhe zgjerim strukturash te reja ne rrethe si struktura e koordinimit elektoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›