E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja e PS-se Rama i shterpe flet me 039gojen039 e Blushit

Rama prezanton programin e ri Punesimi politike e re fiskale takse progresive dhe heqje e TVSH-se

Kater dite para mbajtjes se kongresit Partia Socialiste mblodhi dje Asamblene Kombetare ne te cilen u diskutua dhe u miratua paraprakisht programi dhe statuti i ri i kesaj force politike. Edhe pse mbledhja krahas fjales se kreut te PS-se Edi Rama u zhvillua me dyer te mbyllura u mesua nga burime konfidenciale se gjate diskutimit te programit dhe statutit te ri mes deputeteve dhe anetareve te Asamblese nuk munguan debatet. Nje nder pjeset me te rendesishme te kesaj asambleje ishte shpalosja e dy drafteve te selise roze nga kryesocialisti ndaj anetareve dhe deputeteve socialiste drafte te cilat u cilesuan nga Rama si projektuese te se ardhmes dhe dergimit te forces qe ai drejton drejt fitores ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2013. Nder pese shtyllat kryesore te programit u verejt se grupi i cili u mor me ndertimin e tij i drejtuar nga lideri i opozites kishte marre parasysh edhe propozimin e fundit te bere publik pak dite me pare nga deputeti dhe anetari i Kryesise se PS-se Ben Blushi per kufizimin e borxhit publik ne Kushtetuten e vendit. Ndersa sa u perket propozimeve te shumta te ardhura e te shpalosura nga deputeti i selise roze Arben Malaj per tre muaj me radhe ne nje tur ne Shqiperi per rritjen e demokracise dhe lirise brenda PS-se dhe per nje organizim te ndryshem te strukturave ne forcen me te madhe opozitare si Forumi i Gruas apo FRESSH vetem nje pjese e tyre ishin te perfshira ne programin dhe statutin e ri qe pritet te marre miratimin perfundimtar ne kongresin e 5 nentorit. Po ashtu edhe mendimet e ndryshme te bera publike nga nje pjese e mire e deputeteve pjesetare te strukturave drejtuese te PS-se ato per heqjen perfundimtare te praktikes se bojkotit per heqjen e praktikave radikalizuese si reagim ndaj mazhorances dhe per mundesine e bashkimit te se majtes se madhe duket se jane marre pak ose aspak parasysh ne programin dhe statutin e ri te forces me te madhe opozitare.

Programi dhe statuti i ri

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama prezantoi dje gjate mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme programin e ri te PS-se i cili ishte i mbeshtetur ne 4 pika kryesore rimekembja e ekonomise riperteritja e shoqerise rivendosja e demokracise dhe ribashkimi me Evropen. Ky eshte dokumenti themelor per rrugetimin tone drejt fitores se zgjedhjeve. Ky dokument afirmon vlerat e padiskutueshme tek te cilat ne besojme eshte nje dokument per te gjithe shqiptaret qe e duan ndryshimin. Ky dokument pasi te kaloje ne kongresin e 5 nentorit do kaloje dore me dore ne cdo fshat e me pas do behet pjese e programit tone qeverises - deklaroi Rama. Ne pjesen me te madhe te tij programi i ri i socialisteve i hartuar nga nje grupi i ngritur qe prej tre muajsh brenda PS-se i perbere nga deputete dhe eksperte te ndryshem ishte i mbeshtetur ne fushen ekonomike. Hapja e 300 mije vendeve te reja pune nje premtim ky i bere publik nga Rama qe ne fushaten per kreun e Bashkise se Tiranes dhe i cilesuar nga mjaft eksperte si i pamundur politike e re fiskale ulje e takses se sheshte dhe vendosja e nje takse progresive heqje e TVSH-se per produktet baze plan kombetar per ekonomine dhe zgjidhja perfundimtare e ceshtjes se prones ishin disa nga pikat kryesore te programit te bere publik dje nga kreu socialist Edi Rama ne mbledhjen e Asamblese Kombetare. Nder te tjera kryesocialisti premtoi kthimin e transparences ne procedurat e tenderimit uljen e kostos se jeteses per 90 te qytetareve duke hequr barren e takses se sheshte nje rrjet kombetar te grumbullimit dhe tregtimit te produkteve bujqesore heqjen e sistemit te referencave infrastrukture moderne INSTAT nen kontrollin e Parlamentit jo te qeverise dhe anulim te koncesioneve te paligjshme. Duke e vene theksin tek nje model i ri ekonomik Rama pohoi se pjese e programit te ri te PS-se ishte edhe propozimi i bere publik pak kohe me pare nga deputeti dhe anetari i kryesise socialiste Ben Blushi i cili per disa vite ka kundershtuar politiken e ndjekur nga Rama per kufizimin e borxhit publik ne Kushtetute. Cdo familje shqiptare sot paguan 65 dollare per borxhin shume me e madhe kjo se fatura e energjise dhe sa gjysma e pensionit. Ne do tia bejme te qarte cdo shqiptari se ne xhepat e tij mungojne 65 dollare ne muaj - tha Rama. Gjithashtu pjese e programit ishte edhe nje plan i pergjithshem kombetar qe sot Shqiperia sipas kreut te PS-se nuk e ka. Shqiperia nuk e ka planin e pergjithshem kombetar hartimi i tij eshte detyra jone e pare. Ky plan i ri kombetar i nje shoqerie ne ngritje i nje kadastre shumeqellimshe do te thote me shume investime vendase dhe te huaja - deklaroi lideri i opozites.

Pikat kryesore te programit te PS-se

Programi i PS-se sipas Rames eshte i ndare ne 4 kapituj te cilet jane rimekembja e ekonomise riperteritja e shoqerise rivendosja e demokracise dhe ribashkimi me Evropen. Nder pikat me kryesore te bera publike dje nga kreu i PS-se Edi Rama ne mbledhjen e Asamblese Kombetare ishin nxjerrja e ekonomise nga kriza hapja e 300 mije vendeve te reja pune politike e re fiskale heqja e takses se sheshte dhe TVSH-se per produktet baze plan kombetar per ekonomine dhe zgjidhja perfundimtare e ceshtjes se pronave. Po ashtu pika te tjera te rendesishme te programit te ri te PS-se me ane te te cilave ajo do te konkurroje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare perballe mazhorances ishin ato per kthimin e transparences ne procedurat e tenderimit uljen e kostos se jeteses per 90 te qytetareve nje rrjet kombetar i grumbullimit dhe tregtimit te produkteve bujqesore heqjen e sistemit te referencave infrastrukture moderne vendosjen e INSTAT-it nen kontrollin e Parlamentit dhe jo te qeverise dhe anulimin e koncesioneve te paligjshme.

Propozimi i Blushit per borxhin dhe kundershtia e Harasanit

Deputeti i Partise Socialiste Ben Blushi ne nje interviste per nje te perditshme pak dite me pare hodhi edhe idene e sanksionimit te kufirit te borxhit ne Kushtetute. Aktualisht ky kufi percaktohet me ligjin organik te buxhetit dhe niveli maksimal i lejuar eshte 60 per qind. Per deputetin Blushi vendosja ne Kushtetute e kufirit te borxhit do te ishte ne te njejtin ritem masash qe po merr edhe shumica e vendeve te BE-se. Ka ardhur koha te percaktojme me Kushtetute nivelin e borxhit gje qe shume vende sot po e bejne. E fundit eshte Spanja por dhe Franca e cila po e hap kete debat ne kushtet e borxhit qe po kapercen nivelin e GDP-se. Ky do te ishte i famshmi Golden Rule pra rregulli i arte i kufizimit te borxhit me ligj. Sikur Greqia ta kishte kontrolluar me kushtetute nivelin e kredimarrjes publike ndoshta nuk do ishte ne kete situate te dorezimit te sovranitetit financiar. Por ndaj ketij propozimi deputeti socialist Andis Harasani shprehu kritiken e tij duke e cilesuar te rrezikshme per vendin nismen per vendosjen e nje kufizimi ne Kushtetute per borxhin publik. Jam kunder percaktimit te borxhit ne Kushtetute sepse eshte shume e lehte qe gjerat te hyjne ne Kushtetute por shume e veshtire qe ti nxjerresh prej andej. Percaktimi i borxhit ne Kushtetute i lidh duart qeverise te ndermarre investime te guximshme permes te cilave behen ndryshimet e medha. Nese sot perfshijme ne Kushtetute dicka qe i sherben kontrollit neser mund te na kthehet ne bumerang dhe do te perdoret politikisht - tha Harasani.

Ndryshimet ne statut

Mbledhja e djeshme e Asamblese Kombetare ishte faze e parafundit para kongresit te PS-se ku programi dhe statuti i ri moren miratimin e anetareve te saj. Perkatesisht ne draftin e statutit parashikohet shtimi i kompetencave te krereve te Partise Socialiste ne rrethe ridimensionim te rolit te Asamblese ku anetaret e saj do te zgjidhen me votim te fshehte dhe nga lista kombetare. Gjithashtu drafti e paraqet FRESSH-in si nje strukture politike te inkuadruar ne Partine Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›