E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufijte detare debate ne Komisionin e Sigurise

Percaktimi i kufijve detare mes Shqiperise dhe vendeve fqinje eshte kthyer ne argument debati mes mazhorances dhe opozites ne Komisionin e Sigurise. Deputeti socialist njeheresh nenkryetar i Komisionit te Sigurise Ilir Gjoni theksoi serish dje ne komision se Shqiperia ka mbetur pa kufij shteterore. Sipas tij ligji i 2005-s ka hedhur poshte ate qe ka ekzistuar ne vitin 2001 dhe ka lene disa boshlleqe ligjore qe praktikisht e bejne vendin tone pa kufij detare ne jug te vendit. Te nderhyhet sa me shpejt te jete e mundur per te bere disa klauzola transitore ne ligjin e 2008-s dhe nderkohe te punohet me urgjence per te hartuar nje ligj te ri per sa i perket percaktimit te kufijve detare te cilet jane percaktuar qe me 1925 me Protokollin e Firences. Ligji i 2008-s une nuk e di pse eshte bere po ai praktikisht na le ne pa definuar pa percaktuar kufijte detare - tha Gjoni. Por demokratet i kundershtuan keto argumente. Sipas demokratit Osman Metalla problemi qendron vetem me kufijte ujore me Greqine dhe Malin e Zi te cilet mbeten per tu percaktuar. Ligji i 2008-s per kufirin por as pakti detar me Greqine nuk kane cenuar ndarjen tone zyrtare tokesore. Ne asnje rast nuk eshte shfuqizuar kufiri tokesor por ligji i 2008-s parimisht thote per ato raste kur kufiri eshte i percaktuar percaktohet mbi bazen e marreveshjeve nderkombetare. Ndermjet Shqiperise dhe Greqise nuk ka ekzistuar kufi i percaktuar detar. I njejte eshte rasti edhe me kufirin detar qe kemi me Malin e Zi dhe tani kemi te mirepercaktuar vetem kufirin detar qe kemi me Italine. Ne te dyja ekstremet nuk jane te mirepercaktuar keshtu qe duhen te behen marreveshjet bilaterale ose trilaterale - thote Osman Metalla deputet i PD-se. Ne prill te 2009-s u nenshkrua pakti detar me Greqine qe percaktonte vijen e re ndarese permes 150 koordinatave. Pasi u miratua nga Kuvendi ne shtator te po atij viti 5 muaj me pas Gjykata Kushtetuese e shpalli ate antikushtetues. Me tej ne fjalen e tij deputeti Gjoni kerkoi informacion edhe per seancen degjimore me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto e shtyre nga mbledhja e kaluar si dhe me ministrin e Brendshem per sigurine ne vend. Demontimi ishte nje tjeter ceshtje qe sipas Gjonit duhet te sqarohet ne kete komision nga ministri i Mbrojtjes. Kreu i Komisionit te Sigurise Leonard Demi deklaroi se bashkepunimi me keto ministri ka qene gjithmone transparent dhe se ato jane te gatshme te zbatojne detyrimin kushtetues per te raportuar ne Kuvend. Diskutimet ne Kuvend u bene pas miratimit me konsensus te projektligjit Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne protokollin e konventes se vitit 1979 Per ndotjen nderkufitare te ajrit ne distance te larget per te pakesuar acidifikimin eutrofikimin dhe ozonin ne shtresen e poshtme te atmosferes. Aderimi ne protokollin e konventes se vitit 1979 synon mbrojtjen e shendetit te njeriut dhe te mjedisit nga efektet e demshme te clirimit ne ajer te elementeve te rrezikshem kimike si oksidet e azotit squfuri dhe amoniaku. Protokolli parashikon marrjen e masave qe lidhen me hartimin e strategjive dhe te politikave kombetare per pakesimin e ndotjes se ajrit per te zvogeluar emetimet e ketyre substancave ne atmosfere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›