Berisha: Rama ankohet per rruget e bera nga Koco Rozeta Rapushi
Ndonese ne Lushnje, ne prezantimin e kandidateve te Partise Demokratike per zgjedhjet e 23 qershorit, Kryeministri Sali Berisha i ktheu pergjigje kreut socialist per akuzat e bera per rrugen e Lumit te Vlores, duke i kujtuar se ate rruge e ka peshqesh nga Koco Kokedhima. Ne keto kushte, Berisha u premtoi banoreve te Lumit te Vlores, se qeveria do t’ua ndertoje rrugen dhe punimet do te nisin ne shtator. “Sot shoku i autobusit u detyruara te dale nga autobusi i tij mavi rruges per ne Frataj sepse atje rruga eshte tere gropa. Zbriti, mori fuoristraden dhe nisi te turfulloje. Nderkohe shoferi i tha, epo kete e kemi peshqesh nga Koco”, - rrefeu Kryeministri, duke garantuar jo vetem banoret e asaj zone por gjithe shqiptaret se mandati i trete do te jete per infrastrukturen me te zhvilluar. Para lushnjareve, kreu i qeverise tha se demokrate, socialiste dhe te pa parti, te gjithe duhet te votojne me 23 qershor, Partine Demokratike, e cila mundesoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO, firmosjen e MSA-se, liberalizimin e vizave, etj. “Kur ne u anetaresuam ne NATO, shoku i autobusit zhvilloi miting proteste. Kur ne liberalizuam vizat, shoku i autobusit futi buri e bilbila ne Parlament. Madje thote se NATO nuk hahet dhe nuk pihet. I them zoterise, se te shprehesh ne kete menyre, qytetareve te vendit qe kane paguar me lumenj gjaku sigurine e tij, do te thote te mos kesh asgje te perbashket me vuajtjet e sakrificat e tyre. Por meqe thua se NATO nuk eshte buke as uje, kete e dine me shume fermeret e Lushnjes”, - ironizoi kreu i qeverise. Ai pohoi se kjo maxhorance ka ende shume pune per te bere dhe shume rruge per te ndertuar, si Boshti i Jugut, rruga e Arbrit, etj. “Ndaj dhe ne kerkojme te bashkohemi ne te gjithe se bashku ne Shqiperine tone reale, jo ajo qe krijojne ne autobus shoket socialiste. Shqiperia reale eshte ajo qe po nderton nje infrastrukture nga me modernet. Ju bej thirrje te bashkohemi ne 23 qershor, te votojme PD, nr 44, numrin e arte, fitoren”, - nenvizoi Kryeministri. Ai akuzoi opoziten se nuk sheh potencialet turistike te vendit nga autobusi mavi dhe leshon lum akuzat e genjeshtrash. “Ndaj dhe ne ju ftojme qe te vazhdoni perpjekjen e madhe drejt integrimit, infrastruktures moderne qe meritoni, shkollimit cilesor, punesimit gjithnje e me te madh ne vend, te rrisim rroga dhe pensionet. Partia Demokratike, eshte e frymezuar nga ju nga vizioni juaj, energjia juaj, te ecim se bashku, perpara”,- nenvizoi Berisha. Ai premtoi se kjo mazhorance do te vazhdoje te punoje qe ekonomia te vazhdoje rritjen, te krijoje vende pune, te ece perpara.