E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet dhurojne gjak per te plagosurit

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, ne pasditen djeshme ka mbledhur deputetet dhe u ka bere thirrje qe te dhurojne gjak ne spital per te plagosurit e shperthimit ne Gerdec. Pas thirrjes se spitalit ne kryeqytet per mungese te gjakut, si dhe thirrjes se ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, per te dhuruar gjak per te plagosurit, menjehere Kryetarja e Kuvendit ka deklaruar gatishmerine e saj dhe njekohesisht ka kerkuar edhe disponibilitetin e deputeteve te Parlamentit. Ne nje nga sallat e Kryesise se Kuvendit te Shqiperise, deputete dhe punonjes te administrates, duke iu pergjigjur apelit te Kryetares Jozefina Topalli, dhuruan gjak per t'i ardhur ne ndihme te plagosurve, nga shperthimi i djeshem ne depot e armatimit ne Gerdec. Apelit te bere per dhurim gjaku, iu pergjigjen edhe shume gazetare te medias se shkruar dhe asaj elektronike. E para qe eshte ulur per te dhuruar gjak, ka qene Kryetarja e Kuvendit, Topalli, dhe pas saj kane vijuar deputete te mazhorances dhe opozites. Te cilet nuk kane ngurruar te kryejne nje akt te tille human, per te furnizuar spitalet ne kete dite te rende. Nderkohe qe Kryetarja Topalli ka vizituar ne mesdite te plagosurit ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, dhe u takua dhe me te afermit e te lenduarve.
O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›