BE e shqetësuar për reformën zgjedhore, Të arrihet para 24 Majit
Bruksel- Kryekomisoneri Evropian për Zgjerim në BE-, Stefan Fule në përmbyllje të takimit të katërt të Këshillit të Stabilizim Asocimit Bashkim Evropian-Shqipëri dha detaje përmes një konference për shtyp për ecurinë e Shqipërisë në përmbushjen e 12 prioriteteve për marrjen e statusit.
Sipas komisionerit Fule BE është e shqetësuar për mospërmbushjen brenda afatit të reformës zgjedhore teksa apeloi për përfundim të saj para datës 24 Maj.
Më lejoni të them se jam i shqetësuar se reforma elektorale sështë përmbushur pavarësisht afatit të sotëm, por jam i vetëdijshëm që bisedimet po vazhdojnë, e di që ka vullnet dhe angazim për të dyja palët, dhe shumë është bërë, e kuptoj që afati i sotëm sështë domosdoshmërisht një mur betoni. Partitë mund të kenë nevojë për kohë ekstra, është në dorën e tyre. Sot e kujtova shumicën dhe opozitën për atë çfarë kam thënë në Tiranë në fillim të Majit, që është me rëndësi kritike që paketa e Nëntorit mes së ciëls reforma elektorale të finalizohet përpara zgjedhjeve presidenciale. Është më rendesi kritike që të arrihët përpara 24 Majit, dhe në këtë mënyrë paketa e Nëntorit mund të jetë pjesë e zgjidhjes, se nëse nuk ndodh kështu kam frikë se paketa mund të bëhet pjesë e problemeve, i kam thënë palëve që kjo është mënyra që duhet shmangur’- tha Fule.
Duke shtuar: Progresi i mëtejshëm do të varet nga përpjekjet për të mbajtur dialogun politik të qëndrueshëm që të këmi rezultate, zbatimi i marrëveshjes së Nëntorit dhe të tjera zhvillime janë kushte për statusin. Ku futen koha për rregulloren e Parlamentit…’.
Komisoneri evropian tha se zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen në përputhje me Kushtetutën duke shprehur bindjen e tij se vendi ynë do të arrijë të përmbushë 12 prioritetet deri në progres raportin e ardhshëm të BE-së për Shqipërinë. Nga ku do të vendoset ti ndizet apo jo në tentativën e tretë drita jeshile vendit për në familjen e madhe evropiane.
Procesi i integrimit duhet pare edhe në kontekstin rajonal, duke patur parasysh edhe Kroacinë dhe Malin e Zi, Shqipëria i ka të gjasat për të çuar para reformat, ska kohë për të humbur. Ka patur një ndryshim dramatik të atmosferës ndërsa takimi i fundit i MSA u fokusua në probleme, takimi i sotëm është përqëndruar tek zgjidhjet për të ecur përpara- tha Fule.
I pyetur nga gazetarët në se përmbyllja e reformës zgjedhore është e mjaftueshme për marrjen e statusit pa parë zgjedhjet e 2013-ës Fuke u përgjigj: ‘Zgjedhjet e lira dhe të ndershme sipas kodin të ri dhe në përputhje me parimet e njohura ndërkombëtare do të ishin dhe një inkurajim pozitiv në mënyrë që vendet anëtarë të merrnin një vendim. Po punoj me kolegët duke ndihmuar autoritetet shqiptare që të arrijnë pjesën më të madhe të 12 prioriteteve në mëyrë që vendimet për statusin e kandidatit të arrihen këtë vit. Nuk po punoj që të pres për zgjedhjet që parashikohen të mbahen vitin tjetër sa i takon statusit kandiat’.
Duke shtuar se marrëveshja e Nëntorit, miratimi i ligjeve me 3/5, Avokati i Popullit, reforma për rregulloren parlamentare janë disa nga rezultatet e prekshme të suksesit të Shqipërisë. Zyrtarët të tjerë të Brukselit në panel thanë se Shqipëria e ka vetë në dorë marrjen e statusit në vjeshtën e këtij viti përmes përmbushjes në kohë të 12 prioriteteve, duke nënvizuar se përmbyllja me sukses e reformave e afron më shumë Shqipërinë me BE.
Në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto tha se klima politike në Shqipëri ka ndryshuar teska ka shtuar se puna për reformat vazhdon.
Dua të them se takimi i sotëm u zhvillua në një klimë të re, takimi i katërt që Shqipëria ka patur për MSA, dhe vjen me të gjithë ekipin edhe me opozitën. Në sensin e përgjithshëm tregon një situatë politike ndryshe që ka nisur në Nëntor, tani jemi në një moment që puna po vazhdon ka rezultate të qarta që kemi ecur para. Kemi punuar për disa zgjidhje që të kemi sukses…Ndaj të njëjtin mendim që afati s’është një mur betoni, pra ka një sërë çështjes që po diskutohen teska flasim ne sot’- tha Haxhinasto.
Përfaqësuesi i opozitës në delegacionin e MSA, njëherësh edhe kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati gjatë konferencës së sotme: ‘Besoj se nëse ka vullnet politik ne do ta sjelli mbyllim më shpejt se data 24 Maj. Mendoj se ka një pikëmapje të përbashkët që paketa e Nëntorit nuk është duke u zbatuar siç duhet. Jemi shumë të angazhuar për të dhënë kontributin tonë në këtë proces’.
Dorina Bilbili/IDEA/