E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama betonizoi Tiranen sot eshte shansi historik

Kryeministri, Sali Berisha ka zgjedhur t’i shohë nga afër maketet, të cilat do të sjellin dhe ndryshimin panoramik të kryeqytetit. Kështu, i shoqërua dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha kryeministri Berisha u njoh me detajet e maketeve që konkurojnë për të vënë në jetë projektin e kësaj bashkie për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e Lanës në Tiranë. Këto makete janë vendosur në Muzeun Historik Kombëtar dhe shihet një interes mjaft i madh i qytetarëve . Mbi 600 qytatarë  kanë vizituar në 24 orë e fundit këtë muze ku janë njohur me atë çfarë synohet të ndryshojë në kryeqytetin e tyre. Njëkohësisht mbi 400 qytetarë plotësuan formularët për projektet. Këtij interesi nuk i ka shpëtuar dhe kryeministri Berisha, ku ishte sot një nga vizitorët e shumtë në muze.

Berisha: Parqe të shumtë që Rama të mos ndalojë cicërimën
Pasi është njohur me maketet dhe ka marrë të gjithë informacioni mbi vendosjen e tyre në realitetin kryeqytetas, kreu i qeverisë shqiptare ka rradhitur arsyet se pse Tirana ka tërhequr vëmendjen e këtyre studiove. Por nga ana tjetër, kryeministri Berisha nuk mund të anashkalonte parktyiëkn e ndjekur deri më tani në infrastrukturën e këtij qyteti, ku për vite me radhë kishte si kyreçështje vetëm betonizimin.
“Urbanistë të reputacionit botëror kanë dhënë përgjigjet më të shkëlqyera më tërheqëse, më të qëndrueshme, me planin e tyre të ri, me projektin e tyre për Tiranën e shekullit të 21. Duhet të mbajmë gjithnjë parasysh se ky qytet ka një histori të gjatë të cilët historianët dhe studiuesit ende nuk e kanë qartësuar. E lidhim me ndërtimin e xhamisë, por e vërteta duket se shkon shekuj e shekuj më parë, por realiteti është se ky kryeqytet ka një vetëvendosje ndër më të mrekullueshme jo vetëm në Shqipëri, por në rajon dhe në botë. Një qytet që mbështetet me një mal që me gjithë lartësinë e tij është i mbuluar nga lisa, ahe dhe pisha, një qytet i cili ka për kurorë në krahun perëndimor të saj, kodrat ndër më të bukurat që mund të kap syri i njeriut të cilat impresionuan piktorë me zë në botë në gjithë peizazhin shqiptar. Ky qytet ndodhet 35 km nga deti, nga plazhet më të mrekullueshme”, vuri në dukje Berisha.
Nga ana tjetër, duke iu referuar pikërisht asaj çfarë është e rëndësishme për kryeqytetin, kreu i ekzekutivit kërkoi nga studioja që do të jetë fituese e këtij konkursi që të mundësojë realizimin e tre elementëve në projekte, bulevardi, lumi dhe parqet. Kjo pasi në vlerësimin e tij, Tirana do ishte krejtësisht tjetër.
Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, kryeministri shigjetoi ashpër drejtimin e kësaj bashkie nga qeverisja socialiste.
“Për 8 vite Tirana nuk njohu asnjë zhvillim, jo se nuk kishte urbanistë e arkitektë, por sepse babëzia kthehu gjithçka te betoni dhe leja e ndërtimit, dhe leje pas leje beton pas betoni Tirana u shndërrua në një qytet që po humbiste frymëmarrjen e saj, por rëndësi të madhe ka që ne të gjithë sot shohim një dimension i cili i jep Tiranës atë gjelbërim që ka te kodrat e liqenit dhe kompleksi nga kodrat e liqenit te Kodrat e Paskuqanit do jetë ndër më të bukurit, gjelbëruarit dhe funksionalët. Shpreh mirënjohje për qytetarët që më 8 maj u ndanë nga blloku dhe bllokistët, tashmë kryetari do ketë parqe të bëjë ciu ciu nga mëngjesi deri në darkë”, nënvizoi kryeministri Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›