E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes burri vret gruan. Autori lufte me policine kapet pas 6 oresh

Një burrë ka vrarë gruan e tij, nënë e tre fëmijëve, Arze Biba 38 vjec, pas një konflikti për probleme banale ndërkohë që vetë është plagosur gjatë përleshjes më policinë, së cilës i është dashur gjashtë orë për ta arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kollovoz të komunës Shishtavec të Kukësit, në orët e para të ditës ndërkohë që uniformat blu u vunë në ndjekje të autorit, Irfan Biba 48 vjeç i cili pas krimit është futur në pyll. Dibra i ndjekur nga policia nuk ka hezituar të qëllojë me armë në drejtim të uniformave blu të cilat gjithashtu i janë përgjigjur me armë. Vetëm kur 48 vjeçari është plagosur, atëherë është bërë i mundur dhe arrestimi i tij. Policia e Kukësit ka deklaruar pas ngjarjes se autori ishte një persona problematik, i cili disa herë ka kaluar në konlikt edhe me banorët e fshatit. Ai rezulton disa herë i shtruar në spitalin spikiatrik në Tiranë, ku edhe është mjekuar për depresion kronik. Fëmijët e çiftit janë marrë nga të afërmit e viktimës, të cilët ende nuk kanë vendosur, nëse do ju duhet t’i rrisin vetë apo të kërkojnë ndihmën e shtetit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›