E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshon qytet nuk perfiton ndihme sociale

Nëse vendos të lëvizësh nga një qytet në një tjetër duhet ta mendosh mirë. Pavarësisht se situatat mund të të detyrojnë të jetosh në gjendje të vështirë ekonomike, në vendbanimin e ri nuk mund të trajtohesh me ndihmë ekonomike pasi ligji që e ndalon këtë për familjet e transferuara që pas 1 gushtit të vitit 1991 edhe pse atje plotësojnë kriteret vazhdon të jetë në fuqi megjithë lëvizjet e shumta demografike që kanë ndodhur vitet e fundit.
Sipas Shërbimi Social Shtetëror me formulën e re që aplikohet për përllogaritjen e përfitimit të ndihmës ekonomike kjo pikë e ligjit nuk merret parasysh, por projekti pilot i Bankës Botërore aktualisht aplikohet vetëm në tre qytete; Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Formula e re e përllogaritjes pritet të pastrojë skemën e ndihmës ekonomike edhe nga përfituesit abuziv. Vetëm vitin e shkuar rreth 4 mijë familje e kanë përfituar këtë pagesë në kundërshtim me ligjin. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›