E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plotesimi i formularit A1Z

Maturantët që nuk kanë mundur të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z në fazën e parë për provimet e Maturës Shtetërore pa të cilën nuk mund të vazhdojnë procedurat për të konkuruar në universitete kanë edhe 18 ditë kohë për ta përfunduar këtë proces.
Drejtori i Arsimit Paruniversitar, Fatmir Vejsiu në një intervistë në studion e “ABC Neës” ka sqaruar se rregullorja është fleksibël dhe se deri në fund të muajit kur shkollat duhet të dorëzojnë tabelat e të dhënave dhe formularët e nxënësve pranë drejtorive arsimore, gjimnazistët kanë kohë që ta mbyllin këtë procedurë.
Ndërsa ata të rinj që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe dëshirojnë t’u njihet diploma apo të ndjekin studimet e larta në Shqipëri kanë 15 ditë kohë duke filluar nga 1 prilli për të dorëzuar dokumentat e nevojshme dhe për të plotësuar formularin A1Z pa të cilin ato nuk mund të bëhen pjesë e databezit të Maturës Shtetërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›