E Diel, 1 Nëntor 2026

Brusa: Reformimi i sistemit gjyqesor, vendim jo rastesor

Shteti i se drejtës nuk duhet të jetë vetëm për maxhorancën apo vetem për opozitën, ai duhet të jetë gjithpërfshirës. Kështu ka deklaruar Luigi Brusa, i ngarkuari me punë i delegacionit të BE në Shqipëri gjatë prezantimit të projektit “ Konsolidimi i stistemit gjyqësor”, financuar nga BE. Sipas Brusas, reformimi i sistemit gjyqësor nuk mund të bëhet në mënyrë të copëzuar dhe as me vendime rastësore.


Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani ka vënë në dukje të gjithë ndihmësen që misioni Euralius i ka dhënë drejtësisë shqiptare. Ndër të tjera Nishani ka vënë në dukje përparesinë që ka sjelle aplikimi i dënimeve alternative nga ku për një vit kane përfituar 1 mijë të dënuar.

Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të organeve të tjera të drejtësië, kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, zv.kryetari i KLD Kreshnik Spahiu i cili në fjalën e tij ka theksuar se institucioni që ai drejton, brenda janarit do të finalizojë kerkesat e KE. Ndërkohë nuk kanë munguar as gjyqtare si dhe prokurore . Ky projekt ëshët financuar nga BE me vlerë prej 2.3 milionë euro dhe do të shërbejë për të mbështetur përforcimin e studimit të ligjit në shqipëri.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›