E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit rikthen dosjen e Gerdecit

Gjykata e Apelit ka rikthyer edhe një herë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, çështjen e Gërdecit. Kerkesa e avokatëve për lirimin e tre të pandehurve të arrerstuar, Mihal Delijorgjit, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjecit do të gjykohet edhe një herë në shkallën e parë ku sipas apelit ky organ do të bëjë edhe një herë rillogaritjen e afateve të paraburgimit për tre nga të arrestuarit.
 

Sipas Gjykatës së Apelit, Shkalla e Parë nuk i ka bërë llogaritjet e ditëve që ata kanë qëndruar në burg. Kështu që pas numërimit të këtyre ditëve do të vendoset nëse kërkesa e avokatëve është e drejtë së atyre i ka përfunduar afati i paraburgimit, apo do të qëndrojnë edhe dy muaj të tjera siç pretendon gjykata.
 

Ndërsa kërkesa e avokatit të Dritan Minxollit për lirimin e tij sepse nuk duhet të qëndorjë në qeli pasi ka përfunduar afati i paraburgimit, është rrëzuar nga Gjykata e Apelit. Tashmë ecejakja e dosjes së Gërdecit për përfundimin e afateve të paraburgimit i mbetet sërisht në dorë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›