E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja e rrugëve nga reshjet e borës

Ministria e Transporteve bëri të ditur situatën më të fundit në shumë rrugë të vendit.

Akset Qafë Qelë–Pukë–Fushë Arrëz–Qafë Mali–Qafë Shllak, Qafë Mali–Fierzë, kryqëzimi Hadroj–Qafë Benë rrugët janë të kalueshme me zinxhirë, punohet për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës. Në aksin rrugor Kukës–Krumë, Kukës–Topojan-Shishtavec, nga Topojani–Shishtavec ka prezencë akulli, qarkullimi i mjeteve kryhet me vështirësi dhe me zinxhirë.

Në aksin Kukës – Qafë Shllak, qarkullimi kryhet me dy kalime pa zinxhirë. Punohet vazhdimisht për mbajtjen nën kontroll të situatës. Në aksin Kukës–Thirrë (rruga e re) nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve, vazhdon të hidhet kripë.

Në aksin Bajram Curri – Kam qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. Aksi Kukës – Draj Reç në 10 km e fundit rruga është bllokuar për shkak të çedimit të trupit të rrugës rreth 1m dhe  dëborës. Në segmentin rrugor Bajram Curri–Fierzë, km 11, qarkullimi i mjeteve kryet me një kalim. Në rrugën e Dardhës qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.

Në aksin kryesor Milot–Peshkopi, vetëm segmenti rrugor  Klos – Qafë Dushku - Qafë Bualli –Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin rrugor Ura e Çerenecit – Steblevë, segmenti Ura e Cerenecit–Qafë Dragalicë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, ndërsa segmenti rrugor Qafë Dragalica- Steblevë është i bllokuar për shkak të dëborës. Në aksin Qafë Bualli–Krastë qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. Në aksin Peshkopi-Muhur–Qafë Draj qarkullimi kryhet me zinzhirë. Në aksin Shpal–Ura e Rrepsit kalimi i mjeteve sot bëhet pa probleme.   

Në aksin Rrëshen– Qafë Benë ka dëborë, kalimi i mjeteve sot kryhet me zinxhirë.  Në superstradën Rrëshen–Milot ka prezencë shtresë të hollë ngrice, por pa problem për qarkullimin e mjeteve. Segmentit rrugor nga Biza e Martaneshit e tutje kalimi bëhet me zinxhirë. Aksi Tirane–Dajt–Qafë Mollë i kalueshëm me zinxhirë, në pjesën mbas traut dhe nga trau tek parku i Dajatit. Në aksin Tiranë–Krrabë km 29 ka  prezencë akulli dhe dëborë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë, punohet vazhdimisht për mbajtjen në kushte normale për qarkullimin e mjeteve.

Në rrugën e Ndroqit ka prezencë akulli dhe dëborë. Ka filluar puna për shpërndarjen e kripës nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Ne Autostradën Tiranë Durrës për shkak të reshjeve të borës po hidhet kripë dhe skorje, qarkullimi i trafikut është i lirë por ftohen drejtuesit e mjeteve të enë të kujdesshëm. Në aksin rrugor Librazhd–Steblevë vetëm në pjesën Lunik– Steblevë qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin K/Labinot Fushë–Monument Bizë  deri në Rrenc qarkullimi I mjeteve kryhet me zinxhirë.

Nga Rrenc–Monument Bizë  rruga është zhbllokuar. Në aksin rrugor Elbasan – Kaçolitë, Elbasan - Qafë Thanë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në të gjithë qarkun ka patur reshje dëbore. Akset e tjera nuk kanë probleme për qarkullimin e mjeteve.

Në Qafën e Llogorasë dhe në Aksin Sarandë - Qafë Muzinë situata është përmirësuar. Rruga është e hapur, qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë,gjatë gjithë kohës mbahet në mbikëqyrje. Situata në aksin Berat – Gllavë vazhdon të mbetet e pandryshuar, qarkullimi i mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë. Në aksin Berat – Çorovodë qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.

                                                                                             2010-12-17 11:39
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›