Berisha Rama demtoi vendin dhe PS

Berisha-Thaci
Tirane 18 shkurt NOA 8211 Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot tentativa e kryetarit te Partise Socialiste per te marre pushtetin me dhune i beri nje dem te madh vendit por edhe vet partise socialiste.
Deklarata e Kryeministri Berisha u be sot gjate takimit me kryetarin e PDSH-se ne Maqedoni Menduh Thaci i cili gjendet per nje vizite ne Tirane.
Kryeministri Berisha e njohu Thaci me te gjitha masat qe po ndermerr qeveria shqiptare per te siguruar zgjedhje te lira dhe te ndershme si dhe per projektet e KQZ si organ i mandatuar ne menyre konsensuale me ligj per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve te 8 majit.
Kryeministri theksoi se konsolidimi i institucionit te votes se lire eshte faktor percaktues per ndertimin e te ardhmes se Shqiperise dhe zgjedhjet per pushtetin vendor te 8 majit do ti sherbejne ketij konsolidimi dhe arritjes se standardeve me te larta. Ai u shpreh se ata te cilet tentuan te vijne ne pushtet me dhune i bene nje dem te madh vendit ne teresi por dhe Partise Socialiste thuhet ne njoftimin e Kryeministrise.
Ne takim u diskutuan zhvillimet ne Shqiperi dhe Maqedoni si dhe mbi proceset demokratike dhe euro-integruese te te dy vendeve.
Thaci nga ana e tij shprehu vleresimin e madh per qendrimin e Kryeministrit Berisha por dhe te qeverise shqiptare ne kete situate delikate. Ai shprehu besimin se kjo situate do kapercehet me mjete dhe rruge demokratike.
a.k./NOA
Lajme te ngjashmeVolonte Rama i mbylli rruget per zgjidhjePS Itinerari i protestes ku do zhvillohet Berisha PPE ndeshkim nderkombetar per RamenShalsi Berisha e di se cfare e pretAnullon viziten ne Kosove vjen sot ne Tirane Thomas Countryman LidhjeBerisha Maqedoni protesta PS rama Thaci