Rama ne Strasburg Duam KQZ te re
Kreu socialist Edi Rama gjate takimeve qe zhvilloi ne Strasburg me perfaqesues te larte te Parlamentit Europian kerkoi garanci nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per zgjedhjet e ardhshme ato lokale te 8 majit. Duke e cilesuar kodin zgjedhor nga me te mirit qe eshte miratuar me konsensus te plote kreu socialist ka shprehur kritika te forta per menyren se si ai eshte zbatuar duke veshur me pergjegjesi shumicen ne KQZ dhe ne vecanti kreun e saj Arben Ristani. Duke qene me konkret kryesocialisti ka paraqitur dhe nje formule se si KQZ mund te jete me garante ne respektimin e ligjit zgjedhor duke hartuar nje perberje tjeter te ketij institucioni. Sipas Rames nje formule qe mund te garantoje siguri eshte ajo e propozimit te tre anetareve te KQZ-se nga opozita tre nga maxhoranca dhe anetari i shtate te propozohet nga Presidenti i Republikes. Per kreun e socialisteve kjo formule do te jape me shume garanci ne zbatimin e asaj qe shkruhet ne kodin zgjedhor. Kjo duket se eshte nje nga propozimet me te cilat Partia Socialiste do te kerkoje te ulet ne tryezen e bisedimeve per ti dhene fund krizes politike ne prag te zgjedhjeve vendore te 8 majit. I pyetur dy dite me pare gjate nje bashkebisedimi me gazetaret nese do te respektonte afatin e KQZ-se per te depozituar emrat e anetareve te KZAZ-ve Rama u shpreh qarte se si pjese e krizes KQZ duhet te ndryshoje rrenjesisht. Procesi i administrimit te zgjedhjeve eshte pjese e krizes se thelle qe po kalon sot Shqiperia. shte nje proces i cili duhet ripare rrenjesisht brenda gjithe procesit zgjedhor ne Shqiperi u shpreh Rama dy dite me pare. Riformatimi i KQZ-se eshte propozimi me i qarte qe artikulohet nga PS si nje nga kushtet per te dale nga kriza dhe zhvillimin e zgjedhjeve vendore te 8 majit ndersa asnje kusht tjeter nuk eshte artikuluar as ne takimet konfidenciale me te tretet nga ana e Rames pervec kerkeses se vazhdueshme per nje zgjidhje te re politike permes zgjedhjeve te parakohshme. Opozita ka kohe qe ka braktisur Komisionin Qendror te Zgjedhjeve duke terhequr tre anetaret e saj. Ne kete menyre vendimmarrja ne kete institucion ka hyre ne nje ngerc pasi per vendimmarrje te cilesuara per ceshtjet e zgjedhjeve kur nevojiten pese vota pro kjo shumice behet e pamundur dhe KQZ pa nje vendim. Partia Socialiste artikuloi akuza te renda ndaj drejtuesit te KQZ-se pas zgjedhjeve te 28 qershorit duke e akuzuar ate per shkelje te kodit zgjedhor gjate kerkeses se dy anetareve te opozites per te rinumeruar votat kerkese qe u hodh nga shumica ne KQZ. Opozita e ka konsideruar vendimmarrjen e kesaj kerkese si nje pike kyce nga ku filloi dhe ashpersimi i pozicionit te saj ndaj maxhorances dhe KQZ-se duke bojkotuar dhe parlamentin.
Neni 14
Zgjedhja e anetareve te KQZ-se
a 2 anetare propozohen nga partia qe ka numrin me te madh te vendeve nga partite e shumices parlamentare dhe 2 anetare nga partia e opozites parlamentare qe ka numrin me te madh te vendeve ne Kuvendin e Shqiperise
b subjektet propozuese ne fazen e perzgjedhjes paraqesin jo me pak se dy kandidatura per secilen vakance.
c anetari i peste i KQZ-se zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te shumices parlamentare perjashtuar partine me te madhe te grupimit te shumices. Anetari i gjashte i KQZ-se zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te opozites parlamentare perjashtuar partine me te madhe te opozites. Anetari i shtate dhe njekohesisht kryetar i KQZ-se zgjidhet jo me vone se 7 dite pasi te kete perfunduar procedura e zgjedhjes se anetareve te KQZ-se sipas nenit 14 te ketij kodi sipas procedures se meposhtme grupi parlamentar i partise me te madhe te shumices parlamentare i paraqet Kuvendit nje liste prej jo me pak se kater kandidaturash.
Kukan Rama u shpreh i gatshem te hyje ne zgjedhje te respektoje afatet
Kryetar i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen juglindore Eduard Kukan ne nje interviste per DW tha se Theksoj perseri menyra sesi do te organizohen dhe zhvillohen zgjedhjet lokale jane nje tregues shume i rendesishem per progresin e Shqiperise drejt perspektives europiane. Dialogu politik duhet te zhvillohet ne institucione qe jane te zgjedhura ne menyre demokratike pra ne Parlament dhe jo ne rruge apo ne vende te tjera. Kjo eshte teper e rendesishme. Sa per zgjedhjet lokale lideri i opozites Rama eshte shprehur ne Strasburg se eshte i gatshem te marre pjese ne to. Le te shohin sesi do te zhvillohet situata pasi vertet ka afate qe duhen respektuar ne perputhje me Kodin Elektoral. Por po theksoj perseri menyra sesi do te organizohen dhe zhvillohen zgjedhjet lokale eshte nje tregues shume i rendesishem per progresin e Shqiperise drejt perspektives europiane tha Kukan. Ai me tej paralajmeroi drejtuesit politike te mbajne pergjegjesi dhe te zgjidhin situaten e renduar politike. Mendoj se situata ne Shqiperi eshte krejt e vecante e re dhe prandaj edhe pergjigja e institucioneve europiane eshte shume shume me e fuqishme ndaj saj. Drejtuesit politike te Shqiperise duhet ta kuptojne mesazhin tone Shqiperine e duam ne BE por tensionet dhe konfliktet nuk i sherbejne ketij qellimi. Nese drejtuesit politike te Tiranes duan qe Shqiperia te behet anetare e BE atehere ata duhet te sillen ne menyre te pergjegjshme dhe ne interes te vendit shtoi Kukan.
ARISTIR LUMEZI