E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Ne 8 maj do kete zgjedhje me lista me te sakta

/ /

Ambasadori i OSBE-se te Tirane Eugen Wollfarth vleresoi dje se qytetaret shqiptare do te votojne ne zgjedhjet e 8 majit me lista te rregullta e te sakta. Ne 8 maj 2011 do te zhvillohen zgjedhjet e reja vendore. Modernizimi i regjistrit te gjendjes civile dhe sistemi i ri i adresave siguruan bazen per te pasur lista me te sakta votuesish. Ashtu si cdo nivel i administrates edhe te gjitha partite politike duhet te marrin persiper pergjegjesite e tyre ne pergatitjet per diten e zgjedhjeve. Qytetaret e ketij vendi nuk meritojne absolutisht asgje me pak se kaq. Dua gjithashtu te kujtoj qe nje regjister i gjendjes civile eshte ne vetvete pune ne progres sepse kerkon mirembajtje te vazhdueshme dhe pastrim nga dublikimet dhe gabimet tha Wollfarth. Deklarata e tij u be dje gjate prezantimit te fundit te projektit per sistemin e ri te adresave si dhe te regjistrimit elektronik te shtetasve. Ai tha me tej se regjistri elektronik i gjendjes civile siguroi te dhenat per krijimin e pasaportave dixhitale qe tani mundesojne qytetaret shqiptare te udhetojne me lirshem vecanerisht ne zonen Schengen. Dua te kujtoj qe te dhenat e siguruara nga regjistri i gjendjes civile u perdoren edhe per listat e votuesve ne zgjedhjet e kaluara sic ishin zgjedhjet e fundit parlamentare te cilat sipas raportit perfundimtar te OSBE/ODIHR-it per vezhgimin e zgjedhjeve kishin permiresim te dukshem ne krahasim me zgjedhje te meparshme shtoi ai. Ambasadori i OSBE-se shtoi me tej duke thene se tashme kemi te dhenat dhe ekzistojne mundesite teknike per ti dhene cdo qytetari nje adrese individuale. Te dhenat personale jane private dhe personale dhe njohja e ketyre te dhenave per individe te ndryshem mund te coje edhe ne abuzime. Mbledhja e ketyre te dhenave duhet rregulluar me ligj. Per kete arsye projekti siguroi ekspertize per hartimin e ligjit te ri te gjendjes civile. Kjo u arrit me mbeshtetjen e eksperteve te Keshillit te Europes. Nje tjeter arritje eshte fakti qe 90 e njesive te qeverisjes vendore jane pajisur me sistemin elektronik te adresave. Pjesa e mbetur prej 10 eshte ne fazen perfundimtare deklaroi ambasadori i OSBE-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›