Berisha: Rama do mbetet gjatë në opozitë

Kuvend, Berisha deputetëve të PS: Votoni ligjet, po mbani peng integrimin – ky 100 vjetor duhet të jetë frymëzues
Propozimi i mazhorancës për zgjidhjen e çështjes së Qarkut të Fierit: Mocion për çdo këshilltar bashkiak apo komune
Mandati për kreun e qarkut të Fierit ka sjellë replika të ashpra mes Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarit të grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi. Alternativën e ofruar nga kreu i mazhorancës për ndërmarrjen e një mocioni nga këshilltarët vendorë në Fier, Ruçi e cilësoi si të paqëndrueshme, pasi sipas tij, kjo është antikushtetuese. Përballë këtij qëndrimi erdhi dhe reagimi sqarues i kreut të ekzekutivit, i cili argumentoi se deklarata e Ruçit ishte krejtësisht e gënjeshtërt. “Formula e propozuar dje që të vëmë në votëbesim çdo këshilltar të Qarkut në çdo Këshill Bashkiak dhe komunë ishte e qartë. Nesër më bëni mocion kur të doni, po ju se bëni se nuk doni debat, pra problemi është këtu të bëhet të vendoset me marrëveshje për çdo Komunë dhe Këshill, Qarkun dhe kjo është zgjidhja e më e duhur. Se bllokimi i këtyre ligjeve për një situatë që nuk lidhet më askërkush, është dëmtim i kërkesave jetike të çdo qytetari. Kjo ofertë nuk ka bazë, ku të hidhet poshtë, doni të procedojmë me marrëveshje dhe ne jemi të gatshëm të vendosim mocion për secilin, por askush, as ju nuk mund t’u diktojmë votën e qytetarëve. Ku e keni Paulinin? Kam kërkuar unë të dal në anën tjetër ndonjë deputet i juaj? Jo mor zotëri çdo deputet ka të drejtë të ndryshojë parti. Sadri sa herë ke tentaur të ikësh nga kjo parti, ma thuaj pak? Ka hallin se nuk e zë lista po s’ka gjë Sadri... Pra mos të merremi e nxjerrim pengesa, fenomene që janë të legjitimuara në ligjet shqiptare dhe demokratike të mbarë botës, por ajo që mund të bëjmë është të bëjmë mocion për çdo Këshill, Qarku për çdo Komunë e Bashki. Sepse neni 32, i qeverisjes vendore u njeh Këshillave, Komunave të Bashkisë, të drejtën për dhënien e heqin e mandatit. Të këshilltarëve të këshillave të Qarkut, se neni 32 autorizon Këshillat e Bashkive dhe Komunave për t’u dhënë dhe hequr mandatin anëtarëve të Këshillave dhe Komunave se neni 52 përcakton qartësisht mënyrën e ndërtimit të Qarkut. Përveç kësaj ka një vendim të gjykatave në çdo shkallë, vendim i cili le në fuqi kryetarin aktual dhe aktet ligjore të firmosura prej tij, gjersa çështja të shqyrtohet në themel. Është e lehtë të shfrytëzosh këtu platformën për të dezinformuar qytetarët shqiptarë, pas fotos famoze me kërriçin keni lehtësi ta bëni, se ju doli dhe ajo pak që ju ka mbetur. Por, e vërtetë është se tjetra se, ose këto këshilla kanë votuar për së dyti këshilltarë të tjerë dhe se nuk ka gjykatë në botë në një vend të lirë që mund t’i heqë Këshillit të dhënies dhe heqjes së mandatit të këshilltarëve të Qarkut. Në rastin kur një qeveri humb shumicën dhe vazhdon të qeverisë, jo po se humbur votat dikur, por kanë vendosur gjykatat. Por këshillat kanë shqyrtuar vendimet e gjykatave, përfaqësues të tyre në përputhje me ligjin. Po nëse ti thua jo, pse ke frikë të çosh në mocion të gjithë? Sepse ekziston vetëm në interesin tuaj për të bllokuar. Por ju bëj thirrje, mos bllokoni Shqipërinë për një procedurë përveçse ka lidhje me sedrën personale”- u shpreh kryeministri Berisha. Në këtë drejtim shefi i mazhorancës i apeloi opozitës që të mos kushtëzojë votën për tre ligjet e BE-së me Fierin, por t’i votojë ato, me qëllim që vendi të marrë statusin në dhjetor. “Unë prapë ju bëj thirrje zotëri të ngriheni mbi lartësinë e detyrimeve tuaja. Ju mendoni se nëse statusi jepet Berisha merr spaleta, por unë them, nëse statusi merret spaleta merr çdo qytetar shqiptar. Ju jeni të gabuar kur mendoni se, nëse marrim statusin dëmtoni Berishën, por unë ju them, ju dëmtoni çdo shqiptar, kjo është e vërteta, por më shumë dëmtoni forcën tuja politike. Janë kërkuar në mënyrë eksplicite 3 ligje, nuk ka vakum ligjor. Ky është një test, a duan shqiptarët të votojnë këto ligje, kjo është e vërtet, duan apo nuk duan shqiptarët? Nëse u themi s’duam kjo do të thotë se nuk arritëm konsensus për procesin e integrimit se një forcë politike nuk ngrihet mbi interesat e ngushta të karriges për pushtet”- theksoi ai. Gjithashtu, para ligjvënësve në Kuvend, kryeministri Berisha theksoi se kreu i PS-së Edi Rama do hyjë në histori si politikani më jetëgjatë në opozitë. Kjo sipas tij, për shkak të qëndrimeve bllokuese të Partisë Socialiste dhe lidershipit të saj. “Një mik i thotë kryetarit tuaj: “Je një politikan shumë, shumë i mirë”- dhe ky menjëherë ngrefoset...dhe ai i shton: Por, do jesh për një kohë shumë, shumë të gjatë në opozitë. Kështu që, më mirë le të rrijë në opozitë”- deklaroi ndër të tjera kryeministri Berisha.