Pukë, vritet me mjete të forta 51-vjeçari
Një 51-vjeçar ka mbetur i vrarë me mjete të forta gjatë ditës së sotme në Pukë. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin Dodë Prenga, 51 vjeç, i cili u gjet i pajetë nga bashkëfshatarët e tij pasditen e sotme në një zonë të pabanuar, ndërsa ishte duke shkuar me bagëti.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Gojan të Pukës, ku pas hetimeve të policisë ka rezultuar se 51-vjeçari është vrarë me një mjet prerës, me të cilin është goditur në kokë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa sipas informacioneve të dhëna nga blutë e qytetit verior, është identifikuar autori i vrasjes dhe ka nisur puna për kapjen dhe arrestimin e tij.
8 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Pukë, vritet me mjete të forta 51-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip