Humb jetën 11-vjeçari në Tiranë, gjatë një operacioni në sy
Tiranë- Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në duart e mjekëve gjatë një operacioni në sy një fëmijë 11-vjeçar. I mituri me mbiemrin Alimadhi, ka hyrë në sallën e operacionit në qendrën spitalore ‘Nënë Tereza’.
11-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale plastike, por mësohet se gjatë momentit të injektimit të narkozës, ai ka humbur jetën.
Menjëherë në spital ka shkuar policia e cila ka marrë në pyetje mjekët për procedurat e operacionit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.
Burimet e bluve bëjnë të ditur se fëmija me mbiemër Alimadhi është është me banim nga një fshat i tiranës. I mituri ishte shtruar në spitalin francez në pavionin e ORL-së.
Pak kohë më parë një 18-vjeçare humbi jetën në të njëjtin pavion pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Matilda Petriti nga Pogradeci iu nënshtrua operacionit për heqjen e bajameve, por edhe pse operacioni përfundoi mirë, në ditët në vazhdim gjendja e saj u përkeqësua, derisa ndërroi jetë.
/IDEA/