E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mungesa e energjisë prej 10 ditësh banorët bllokojnë autostradën Kukës-Morinë

Gazeta Shqip

Ndërprerja e energjisë nga ana e CEZ Shpërndarje prej më shumë se 10 ditësh ka detyruar banorët e tre komunave të Kukësit që të bllokojnë autostradën Kukës-Morinë në shenjë proteste.

Si rezultat i tubimit të disa qindra banorëve, rruga vijon të jetë e bllokuar prej më tepër se 4 orësh, ndërkohë që gjendja në qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor është bërë kaotike duke qenë se vargu i makinave që presin në radhë ka shkuar disa km.

Banorët kërkojnë rikthimin e energjisë që mungon prej ditësh në 15 fshatra të rrethit të Kukësit, ndërsa CEZ Shpërndarje refuzon të bëjë lidhjen e energjisë për këta banorë, të cilët sipas saj nuk i paguajnë prej kohësh faturat e energjisë elektrike.

8 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Mungesa e energjisë prej 10 ditësh banorët bllokojnë autostradën Kukës-Morinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›