E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama do na prishë shtëpitë dhe marrë pronat

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish mbledhjen informale të qeverisë “Rama” në Vlorë. Ai ka thënë se Rama është rreezik real për qytetarët, pasi do t’u prishë shtëpitë dhe tu marrë pronat. Për këtë arsye, Berisha ka ftuar qytetarët që të jenë gati.

“Nga parodia e ujtë të ftohtë:

- Sllogani bajat leninist: Pushteti popullit, ne detyrat!

- Ftohet 100 ditëshi, kthehet në 300 ditësh!

- Nuk do pyesim për ligje, do prishim ndërtesat me leje (të atyre që nuk janë të popullit).

Të dashur miq, “pushteti popullit, ne detyrat”. Ky sllogan leninist nuk doli nga varri i diktatorit Hoxha, por nga Piktori dështak pas parodisë së ujtë të ftohtë.

Qytetarët me të drejtë, si në çdo vend të lirë, prisnin të dëgjonin për vendimet dhe realizimet konkrete të 100 ditëve të para të qeverisë së re, shpallur me të madhe gjatë fushatës. Por, nga parodia doli se ata u morën me 300 ditëshin dhe se nuk do të ketë 100 ditësh, mbasi atë na e mori Berisha.

Vendimi i tretë i parodisë ishte prishja (jo vetëm e ndërtimeve pa leje çka është detyrim ligjor) e ndërtimeve me leje. Pra, me veprime antiligjore do të shembin ligjin.

Qytetare dhe qytetarë, Rama beson, njëlloj si etërit e tij, se ai është votuar për të dalë mbi ligjin, gjykatat, Kushtetutën, për të qenë vet Blloku! Ky është revansh, rrezik real për ju, shtëpitë dhe pronat tuaja të ligjshme. Ne duhet të jemi gati”, shprehet Berisha në Facebook. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›